KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vitia: Listat e pritjes janë pasojë e numrit të vogël të anesteziologëve, po punojmë në reduktimin e tyre deri në 50 për qind
Shëndetësi

Vitia: Listat e pritjes janë pasojë e numrit të vogël të anesteziologëve, po punojmë në reduktimin e tyre deri në 50 për qind

Kosova News
Kosova News 11:45 -14/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për listat e pritjes së pacientëve për të marrë shërbime në klinikat e QKUK-së.

Gjatë raportimit të tij në Komisionin për Shëndetësi, Vitia ka thënë se gjatë vitit 2022 është arritur që në disa klinika të caktuara të reduktohen listat e pritjes siç është rasti në Klinikën e Oftalmologjisë dhe në Klinikën e Gastroenterologjisë.

“Për sëmundje të caktuara kryesisht të natyrës kirurgjike prej vitesh janë caktuar lista të  gjata pritjes ku pacientët presin me muaj e në raste të caktuara edhe me vite në kryerjen e shërbimeve mjekësore siç është rasti me sëmundjen e venave varikoze në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare apo protezat e gjurit dhe kërdhokullës në Klinikën e Ortopedisë. Në këto klinika lista e pritjes daton prej vitesh dhe padyshim se pandemia e COVID-19 ka rënduar edhe më shumë këtë gjendje”, ka thënë Vitia.

Ministri Vitia premton reformë në shëndetësi: Sivjet do të miratohet Ligji për Shëndetësi dhe ai për sigurime shëndetësore

Ministri ka shtuar se synimet janë që listat e pritjes të reduktohen deri në 50%.

“Në Klinikën e Kardiologjisë ka filluar evidentimi dhe prioritizimi i rasteve dhe është duke u analizuar edhe ofrimi shërbimi i kardiologjie në dy ndërrime për të reduktuar listën e pritjes. Në këtë klinikë është funksionalizuar edhe shërbimi i elektrofiziologjisë dhe nuk ka referime më jashtë vendit për këto shërbime”, u shpreh Vitia.

Vitia ka theksuar se në Klinikën e Radiologjisë nuk ka listë të pritjes për këto shërbime: biopsi, mamografi dhe CT apo tomografi të kompjuterizuar

“Kemi listë të pritjes për rezonancë afërsisht 10 muaj për rastet elektive dhe jo onkologjike. Listë që është trashëguar dhe është përkeqësuar edhe nga pandemia dhe vërshimet që ndodhen në këtë klinikë e cila afërsisht 6 muaj ka qenë jashtë funksionit”, tha Vitia.

Ministri foli edhe për funksionalizimin e rezonancës magnetike edhe në Spitalin e Pejës dhe Prizrenit.

“Në fund të muajit janar është funksionalizuar rezonanca magnetike në Onkologji, në Spitalin Pediatrik në QKUK dhe është në përfundim të funksionalizimit edhe rezonanca në Spitalin e Pejës dhe sipas bordit po punohet intensivisht që të vihet në funksion në fund të këtij muaji. Gjithashtu për këtë  vit është në planifikim edhe funksionalizimi i rezonancës magnetike edhe në Spitalin e Prizrenit”, u shpreh ai.

Ministri gjithashtu bëri të ditur se në Klinikën e Gastroenterologjisë lista e pritjes ka qenë deri në 8 muaj për gastroskopi dhe kolonoskopi, por aktualisht krahas furnizimit me pajisje mjekësore koha e pritjes tani është rreth 2 javë.

“Në Klinikën e Oftalmologjisë lista e pritjes është vetëm për trajtimin e katëraktës afërsisht 5 muaj, ndërkaq për shërbime tjera nuk ka listë të pritjes. Në këtë klinikë në dy vitet e fundit është reduktuar edhe referimi i pacienteve për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore për disa shërbime që kanë ndikuar në kursim të buxhetit të shtetit për rreth 1.5 milionë euro në vit”, deklaroi Vitia.

Gjatë raportimit të tij në Komisionin për Shëndetësi, Vitia shtoi se listat e pritjes janë zakonisht si pasojë e numrit të vogël të anesteziologëve, problematik kjo që nuk mund të zgjidhet për një kohë deri në stabilizim e resurseve njerëzore.

“Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare ka fillua reduktimi i listës së pritjes pas funksionalizimit të pajisjes për trajnimin e venave me radiofrekuencë për të cilin shërbim nuk ka nevojë për anesteziolog Bordi drejtues ka raportuar së fundmi se aktualisht janë mbi 100 vende të lira në QKUK që do të plotësohen së shpejti me rekrutimin e stafit të ri kryesisht infermierë për të cilët kanë nevojë më shumë klinikat”, tha Vitia. 

Gjithashtu lexoni:

Suhareka do të bëhet me QKMF të re

Kurti premton transformim të tërësishëm të shëndetësisë

Berisha mirëpret nisjen e procesit për themelimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor

Peci emëron u.d. drejtorin e ri të QKMF-së në Mitrovicë

Themelohet Fondi i detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor

Kosova News 14/02/2023 14/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?