KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Latifi tregon se si do ta transformojë shëndetësinë e Kosovës
Shëndetësi

Ministri Latifi tregon se si do ta transformojë shëndetësinë e Kosovës

Jeton Sopa
Jeton Sopa 22:26 -04/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në kuadër të vizitave të të gjitha institucioneve shëndetësore të Kosovës dhe të gjitha njësive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, ka vizituar Klinikën e Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe të Rekonstruktimit, me ç’rast u takua me stafin kirurgjik, transmeton KosovaNews.

Sipas MSh-së, nga katërmbëdhjetë qendrat klinike të ekselencës, gjashtë janë drejtpërdrejtë të lidhura me këto dy klinika, nga të cilat do të trajnohen kirurgë të rinj apo kirurgët e tashëm, të cilët dëshirojnë të profilizohen më tej në fusha të ndryshme, për të udhëhequr dhe punuar në këto qendra.

Ministri Latifi, veçoi se këto qendra janë ajo e traumës, e krirugjisë akute, e emergjencës, e djegieve dhe plagëve akute dhe kronike, qendra e integruar e shëndetit të gjirit, qendra e integruar onkologjike, qendra e kirurgjisë minimale dhe laparoskopike, dhe ajo e simulimit dhe edukimit teknonologjik, së bashku me laboratorin.

“Të gjitha këto qendra kërkojnë investime të reja , por më se shumti riorganizim dhe manaxhim të ri, dhe dedikim të stafit dhe të menaxhmentit, drejtë krjimit të qendrave ekselente. Secila nga këto qendra kërkojnë edhe trajnim të ri, të strukturuar të stafit kirurgjik dhe specializime të reja, të cilat do fillojnë gjatë kësaj vjeshte, dhe do të bëhen në mënyrë të rregullt vjetore, e jo në mënyrë sporadike dhe ad-hok”, tha në takim ministri Latifi.

Ministri Latifi kërkoi ndihmë nga të gjithë krirugët, që janë shtyllat kryesore e çdo sistemi shëndetësor dhe potencoi se “vetëm me involvimin e tyre personal dhe angazhimin serioz e vizion të qartë të përgjithshëm për qeversisje të mirë për shëndetësi, ku në qendër të vëmendjes është pacienti, por edhe mirëqenia e gjithë personelit shëndetësor, ne do ta transformojmë shëndetësinë e Kosovës”.

Ministri Latifi, dhe të gjithë kirugët kërkuan edhe ndryshime tjera organizative në QKUK, që tash e disa vite nuk ka udhëheqje të veçantë, por udhëhiqet nga drejtoria e SHSKUK-së.

“Si institucioni më i rëndësishëm shëndetësor në Kosovë dhe i vetmi terciar, nuk është shumë e qartë se si kjo ka mbetur pa udhëheqje të dedikuar dhe profesionale” theksoi ai, por shtoi se kjo “do të ndryshojë shumë shpejt, me ç’rast edhe konsolidimi i disa klinikave sikur janë ato krirugjike e të tjera, do të bëhen me ndryshime të reja në statusin që është duke u përpunuar të SHSKUK dhe të QKUK nga grupet punuese”.

Po ashtu, në këtë takim u diskutuan edhe aspekte tjera, sikurse sigurimet shëndetësore, fondi i sigurimit, gjetja e solucioneve kreative të një partneriti më të mirë, etj.

Më pastaj ministri Latifi vizitoi disa pacientë në kirugjinë plastike dhe disa fëmijë që kishin pësuar djegie, dhe të gjithë ishin në gjendje të mirë. Me këtë rast, ai përgëzoi stafin kirurgjik dhe të infermirerëve për punën e tyre.

Të gjithë kirurgët u shprehën se janë të gatshëm për bashkëpunim të ngushtë për transformimin e sistemit shëndetësor, sipas kësaj strategjie, e po ashtu edhe kthimin e dinjitetit të dikurshëm të kirurgjisë kosovare./KosovaNews

Gjithashtu lexoni:

Zgjedhjet në Shqipëri – raportohen incidente

Edi Rama voton i shoqëruar nga bashkëshortja: Të presim çfarë do të thotë populli

“Zgjedhje europiane për një vend”, voton presidenti Begaj

E pazakontë në Lushnjë – dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit

Konfirmohen dy emrat e parë që do të largohen në verë nga Interi

Jeton Sopa 04/06/2022 04/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen rezultatet e para të zgjedhjeve në Shqipëri
23:22 -11/05/2025
Të riun e zë plumbi gjatë testimit të armës – 24 vjeçari humb jetën në malësinë e Prizrenit
22:41 -11/05/2025
Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet
21:25 -11/05/2025
Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”
20:59 -11/05/2025
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit
19:54 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?