KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Latifi paralajmëron se do të ketë ndryshime serioze
Shëndetësi

Ministri Latifi paralajmëron se do të ketë ndryshime serioze

Kosova News
Kosova News 14:15 -08/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka deklaruar të mërkurën se organet e drejtësisë do të merren me rastet e keqpërdorimeve të Fondit të Programit të Trajtimit Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike.

Latifi gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi ka paralajmëruar “ndryshime serioze” në Bordin e Fondit për Trajtim Jashtë Vendit.

Në komisionin për Shëndetësi ai u shpreh se telashet janë krijuar nga vetë shteti, ndërsa ka potencuar faktin se s’ka kontrata me ndonjë vend tjetër ose spital për t’i bërë shërbimet që në vend nuk i bëjnë.

Latifi ka thënë se pacientët po dërgohen jashtë vendit edhe për trajtime që mund të bëhen në Kosovë.

Sipas tij, tash e 12 vjet është një ekspert nga Australia që vjen për të ndihmuar më sëmundje të fëmijëve, duke pyetur se pse nuk është përgatitur dikush për këtë trajtim që 11 vjet.

Ai ka paralajmëruar masa ndaj atyre që mund ta kenë keqpërdorur pozitën.

“Të gjitha këto që janë shfaqur në media janë shumë problematike. Nëse vetëm edhe një pacient paguan më shumë se sa që duhet, është problematike. Organet përkatëse do të merren me këtë çështje. Bordi i fondit do të ketë ndryshme serioze dhe nëse dikush e ka keqpërdorur pozitën do të përgjigjet. Unë jam tmerruar kur kam shkuar në këtë Fond dhe kam parë në oborr dy dyqane që merren me rekrutimin e pacientëve që i dërgojnë jashtë vendit”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se çështja më e rëndësishme në shëndetësi është kujdesi parësor.

Sipas tij, janë gjashtë ligje, 18 udhëzime administrative dhe për secilën nga këto po punojnë grupet punuese. Ai ka thënë se nëse nuk rregullohet legjislacioni dhe mirëqenia e punëtorëve shëndetësorë nuk mund të ketë suksese në Shëndetësi.

Latifi ka thënë se janë duke punuar edhe në infrastrukturën e spitaleve.

“Ne kemi obligim moral që ta bëjmë prioritet shëndetësinë. Ne duhet ta luftojmë bazën për luftimin e konflikteve të interesit. Klinika Onkologjike ka bërë punë të jashtëzakonshme por i mungon hapësira dhe stafi teknik. Të gjitha këto duhet kohë të adresohen”, ka thënë ai.

Qeveria paralajmëron masa, abuzimet do të hetohen

Gjithashtu lexoni:

Vazhdon numërimi i votave në Shqipëri, kryeson PS

Abdixhiku: Pas 15 tentimeve të dështuara, zgjidhja qëndron në një Qeveri Nacionale të Tranzicionit

2 vjet burgim për vozitësin që i shkaktoi vdekjen një gruaje në komunikacion

Deklarohet i pafajshëm arsimtari që akuzohet se hodhi në mbeturina flamurin kombëtar dhe plisin

Pesë të arrestuar në Viti, u përleshën me dy persona

TAGGED: fondi, Latifi, shendetesi, sigurimet
Kosova News 08/06/2022 08/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Dështon edhe tentimi i 15-të për konstituim
10:45 -13/05/2025
Peci thotë se presidentja duhet ta ftojë edhe partinë Guxo për konsultime
10:34 -13/05/2025
Murati: Do ta shqyrtojmë ftesën e presidentes për takim
10:26 -13/05/2025
“Presim që presidentja të na jap një alternativë”, Time Kadriaj para seancës së sotme
10:06 -13/05/2025
OVL i UÇK-së sot mban një konferencë shtypi
09:42 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?