KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kardiokirurgu Shala: Menaxhmenti i Kardiokirurgjisë të shkarkohet dhe të hetohet rrënjësisht, ose do të shkatërrohemi
Lajme

Kardiokirurgu Shala: Menaxhmenti i Kardiokirurgjisë të shkarkohet dhe të hetohet rrënjësisht, ose do të shkatërrohemi

Kosova News
Kosova News 23:33 -05/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kardiokirurgu i Klinës së Kardiokirurgjisë  në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Kushtrim Shala, i cili një ditë më parë kishte shpërndarë në rrjetin social si të suksesshëm një operacion në zemër, por që pacienti kishte ndërruar jetë disa orë pas intervenimit, u bë lajm në media.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe drejtori i Klinës së Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj, i cili ka thënë se kardiokirurgu Shala e ka kryer një operacion për të cilin është dashur përvoja, të cilën nuk e ka pasur.

Brahimaj për Telegrafin tha se ka kërkuar që ky rast të hetohet, ndërsa ka deklaruar se në koordinim me drejtorinë e ShSKUK-së do të merren masat e nevojshme.

“Duhet të hetohet pse është kryer një operacion i tillë nga një kirurg i cili nuk ka pasur përvojë. Ju e dini se është e ndaluar me rregullore të ShSKUK-së publikimi i rasteve të tilla. Kjo është shkelja e parë që e kanë bërë mjekët dhe sigurisht se duhet të merren masa. Duhet po ashtu të bëhet një vlerësim i rastit”, ka thënë Brahimaj.

Ndaj deklarimeve të drejtorit Brahimaj ka reaguar kardiokirurgu Shala, përmes një postimi në Facebook, duke thënë se “Rifat Brahimaj, pa qenë fare prezent dhe pa patur fare idenë për gjendjen e pacientit në pranim, rrjedhën e trajtimit (operacionit) dhe gjendjen në dalje  të operacionit, pa kontaktuar fare me mua si kardiokirurg operator dhe pa kërkuar sqarim për rrjedhjen e operacionit (që ka të drejtë ta bëjë në cilësinë e u.d. drejtorit)  thërret mediat dhe u flet për operacionin tim e madje dhe këtë e bënë duke qenë në pushim vjetor”.

“Duke njohur bekgraundin profesional dhe etik të Rifat Brahimaj nuk çuditem për veprimin mjeran të cilin ka zgjedhur ta bëjë , ngase në  PSEUDOKARDIOKIRURG me vetëm 16 MUAJ TRAJNIM ME KORRESPODENCË e me vdekshmëri që krahasohet me ato të laboratoreve eksperimentale (ftoj organet e hetuesisë ti shohin dosjet e statistikat) nuk ka aftësi e dijeni profesionale të gjykojë punën e dikujt tjetër. Mjerisht njerëz të tillë vendosen në pozita menaxheriale…”, ka thënë Shala.

“Menaxhmenti në Kardiokirurgji ose duhet të shkarkohet dhe të hetohet rrënjësisht që tani ose të gjithë ne të tjerët do të shkatërrohemi”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i kardiokirurgut Shala:

“DISEKSIONI I AORTES ME RUPTURE, GJYKIMI PUBLIK DHE TENTIMI PER ELIMINIMIN PROFESIONAL TIMIN NGA “U.D. DREJTORI” I PUSHIMEVE DHE PREJ PUSHIMEVE

Pasi nuk mu dha mundësia që të bëj diskutim në kolegjiume profesionale që rëndom bëhen në çdo qendër të mirëfillt kardiokirurgjike, po ju drejtohem edhe unë mediave në cilësinë e Kardiokirurgut operator dhe njëherit kujdestar në kardiokirurgji me daten 03.01.2023. Për dallim nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Kardiokirurgjisë Rifat Brahimaj i cili pa qenë fare prezent dhe pa patur fare idenë për gjendjen e pacientit në pranim, rrjedhën e trajtimit (operacionit) dhe gjendjen në dalje  të operacionit, pa kontaktuar fare me mua si kardiokirurg operator dhe pa kërkuar sqarim për rrjedhjen e operacionit (që ka të drejtë t’a bëj në cilësinë e u.d. drejtorit)  thërret mediat dhe u flet per operacionin tim e madje dhe këtë e bënë duke qenë në pushim vjetor.

Lexo po ashtu:

Bajraktari mbron mjekun: Nëse s’futet në sallë pacienti ka 0% shansa, nëse futet ka 50%

Gjithashtu lexoni:

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Kosova News 05/01/2023 05/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?