KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shembet një urë në Baltimor të SHBA-së, veturat bien në ujë
Botë

Shembet një urë në Baltimor të SHBA-së, veturat bien në ujë

Kosova News
Kosova News 13:20 -26/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një urë e madhe në Baltimor të Shteteve të Bashkuara është shembur pasi u godit nga një anije e madhe të martën në mëngjes, dhe si pasojë disa vetura ranë në lumin nën të. Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar në ujë.

Dy njerëz u nxorën nga uji, njëri në gjendje të rëndë shëndetësore, tha shefi i Departamentit të Zjarrfikësve në Baltimor, James Wallace.

Ai tha se autoritetet “mund të jenë duke i kërkuar shtatë njerëz”, por shtoi se ky numër mund të ndryshojë. Nuk është e qartë nëse dy të shpëtuarit u përfshinë në këtë numër.

Anija e goditi njërën prej shtyllave mbajtëse të urës Francis Scott Key, duke e shkaktuar shembjen e saj. Anija shpërtheu në zjarr për pasojë.

Ekipet emergjente dhe mjekësore në vendin e ngjarjes afër urës Francis Scott Key, e cila u shemb në Baltimor, SHBA, 26 mars 2024.

“Kjo është një gjendje serioze emergjente”, tha Kevin Cartwright, drejtor për komunikim në Departamentin e Zjarrfikësve në Baltimor.

“Përqendrimi ynë tani është të tentojmë t’i shpëtojmë këta njerëz”, tha Cartwright.

Ai tha se është shumë herët të dihet se sa njerëz janë prekur nga ky incident, por ekipet e shpëtimit janë duke i kërkuar shtatë njerëz në ujë dhe e cilësoi shembjen e urës si “një ngjarje që mund të ketë shumë viktima”.

Carwright tha se anija quhej “Dali”. Ajo po lundronte përmes Baltimor në drejtim të Kolombos në Shri Lankë, sipas autoriteteve. Sipas një zyrtari të Rojës Bregdetare të Baltimor, anija po lundronte nën flamurin e Singaporit, raportoi radio ËTOP.

“Të gjitha korsitë nga të dyja drejtimet janë mbyllur për shkak të incidentit në I-695 Bridge”, thanë autoritetet e transportit në Mariland.

Kryetari i Baltimor, Brandon Scott, tha se ekipet emergjente janë në vendin e ngjarjes dhe se kanë nisur operacionet e shpëtimit./Radio Evropa e Lirë

All lanes closed both directions for incident on I-695 Key Bridge. Traffic is being detoured. #MDTraffic

— MDTA (@TheMDTA) March 26, 2024

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 26/03/2024 26/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara
18:26 -22/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi
18:19 -22/07/2026
Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm
18:00 -22/07/2026
Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja
17:56 -22/07/2026
Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?