Shefqet Kabashi ka nisur dëshminë përmes videolidhjes në rastin e ish-udhëheqësve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.
Dëshmia e tij pritet të zgjasë dy ditë. Ai po dëshmon në anglisht, meqë siç tha nuk do që të keqkuptohet nga përkthyesit shkaku i dialektit të Kosovës.
Kabashi kishte dëshmuar edhe në gjykimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Hagë.