KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shefja e misionit të SHBA-së në OKB dhe presidentja Osmani: Koha t’i jepet fund misionit të UNMIK-ut në Kosovë
Politikë

Shefja e misionit të SHBA-së në OKB dhe presidentja Osmani: Koha t’i jepet fund misionit të UNMIK-ut në Kosovë

Kosova News
Kosova News 10:30 -24/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar shefen e Misionit të SHBA-ve, në New York, Linda Thomas-Greenfield, me të cilën janë pajtuar se është koha që t’i jepet fund Misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

Kështu bëhet e ditur përmes një njoftimi të lëshuar nga presidenca e Kosovës.

“Të dy bashkëbisedueset janë pajtuar se është koha që t’i jepet fund Misionit të UNMIK-ut në Kosovë”, thuhet në njoftim, raporton KosovaNews.

Sipas njoftimit, një pjesë e takimit iu kushtua edhe dialogut me Serbinë.

“Presidentja Osmani theksoi se Kosova është plotësisht e përkushtuar ndaj procesit të dialogut. Duke cituar qëndrimin e Presidentit Biden, Presidentja Osmani ka potencuar se dialogu me Serbinë duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas Osmanit, Serbia po përpiqet ta bllokojë përparimin në dialog nëpërmjet obstruksionit, ndaj në këtë kontekst ka përmendur se pala serbe ka ngecur në zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë, ka bllokuar marrëveshjen për personat e zhdukur me dhunë dhe po përpiqet të shkaktojë destabilizim përmes strukturave ilegale në veri të vendit.

Sipas njoftimi ato po ashtu kanë biseduar edhe për zhvillimet e përgjithshme në rajon e më gjerë, si dhe pasojat e agresionit rus në Ukrainë

“Osmani ka falënderuar ambasadoren Greenfield për mbështetjen dhe ka theksuar se partneriteti i Kosovës me SHBA-të është i rëndësisë strategjike”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërsa, siç bëhet e ditur në njoftim, ambasadorja Thomas-Greenfield shprehu mirënjohje për angazhimin e Kosovës në Samitin për Demokraci dhe partneritetin e dëshmuar me qëndrimin e saj me rastin e luftës në Ukrainë dhe pritjes se refugjatëve afganë.

“Presidentja Osmani ka falënderuar për mbështetjen e palëkundur për Kosovën nga ana e SHBA-ve dhe presidentit Biden, të cilin e ka takuar dy ditë më parë”, thuhet në njoftim. 

Gjithashtu lexoni:

Peci, pas takimit me numrin dy të KFOR-it: Po angazhohemi për hapjen e urave të bashkëpunimit

Konjufca dhe Schübel diskutojnë agjendën evropiane të Kosovës

Konjufca: Diaspora kosovare forcon lidhjet mes Kosovës dhe Zvicrës

Kurti: Beogradi zyrtar e shndërroi varrimin e Mlladiqit në manifestim shtetëror të glorifikimit të gjenocidit

Kryetari i Kamenicës zbulon “amanetin” që ia kishte lënë ish-kryetari: Bashkëpuno me Bojanin, përkrahësin e Mladicit!

TAGGED: Linda Thomas-Greenfield, OKB, Presidenca e Kosovës SHBA, vjosa osmani
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?