KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton trupat në Mitrovicë: Jemi të gatshëm të reagojmë kurdo që të jetë e nevojshme
Lajme

Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton trupat në Mitrovicë: Jemi të gatshëm të reagojmë kurdo që të jetë e nevojshme

Kosova News
Kosova News 11:12 -29/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i Shtabit të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneral brigade Chad Daniels, ka vizituar pjesëtarët e KFOR-it të angazhuar në Mitrovicë, ku ka parë nga afër punën e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU) dhe Ekipeve Ndërlidhëse dhe Monitoruese (LMT) në mbështetje të misionit në Mitrovicë dhe në veri të Kosovës.

Gjatë vizitës, Daniels vlerësoi kontributin e këtyre njësive në ruajtjen e sigurisë dhe monitorimin e situatës në terren.

“Pjesëtarët e MSU-së kontribuojnë në praninë e dukshme dhe të lëvizshme të KFOR-it në aspektin e sigurisë dhe gatishmërisë, ndërsa Ekipet Ndërlidhëse dhe Monitoruese mbajnë kontakte të rregullta me të gjitha komunitetet lokale, duke ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit të KFOR-it për situatën e sigurisë”, tha ai.

Sipas tij, ajo që ka parë në terren tregon se KFOR-i po e përshtat vazhdimisht pozicionimin e tij, pa cenuar aftësitë kryesore të misionit.

“Prania e dukshme, njohja e mirë e situatës në terren, angazhimi me të gjitha komunitetet dhe forcat e gatshme për të reaguar kur është e nevojshme mbeten prioritetet tona, në përputhje me mandatin tonë afatgjatë të OKB-së”, u shpreh Daniels.

KFOR bëri të ditur se optimizimi i pozicionimit të forcave po zhvillohet gradualisht, në bazë të kushteve në terren dhe vlerësimeve të vazhdueshme të situatës.

Misioni i NATO-s theksoi se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, secili në rolin e vet si reagues të sigurisë.

Gjithashtu lexoni:

Lidhi ujin ilegalisht për të ujitur bahçen, konsumatori në Drenas përfundon në gjykatë

Ministria konfirmon transferimin e Bekim Hoxhës nga AUV-i në Agjencinë Pyjore

IHMK paralajmëron reshje lokale shiu e shkarkime rrufeshë

Moti sot kryesisht me diell dhe vranësira të çrregullta

Kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë për shkak të temperaturave

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?