KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shefi i CIA-s diskuton në Sarajevë për retorikën secesioniste të Dodikut, thotë një zyrtar amerikan
Botë

Shefi i CIA-s diskuton në Sarajevë për retorikën secesioniste të Dodikut, thotë një zyrtar amerikan

Kosova News
Kosova News 19:53 -20/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA), William Burns, ka mbërritur në Sarajevë të martën për të diskutuar, ndër të tjera, edhe për retorikën secesioniste dhe veprimet e Millorad Dodikut, presidentit të entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska, tha një zyrtar i Qeverisë amerikane për Radion Evropa e Lirë.

“Janë mbajtur takime me kolegë nga komuniteti i inteligjencës, anëtarë të Presidencës dhe ministrin e Punëve të Jashtme. Ata diskutuan për çështje me interes të përbashkët, të cilat përfshijnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës”, tha Qeveria amerikane për vizitën e shefit të CIA-s.

Burns u takua me drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, Almir Xhuvo.

Xhuvo tha për REL-in se “bëhet fjalë për një vizitë për të cilën është rënë dakord më herët”, dhe se Burns ka shprehur mbështetjen e tij “për bashkëpunimin e agjencive, por edhe me shtetin e Bosnje e Hercegovinës (BeH)”.

Shefi i diplomacisë së Bosnje e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq tha për REL-in se vizita e “njërit prej njerëzve kyç të administratës amerikane tregon përkushtimin e SHBA-së, si dhe se BeH është në krye të prioriteteve të politikës së jashtme të SHBA-së, gjë që është shumë e rëndësishme për BeH”.

“Në takim morëm edhe një herë konfirmimin e mbështetjes së plotë për integritetin territorial dhe sovranitetin e BeH dhe dënimin e mesazheve dhe lëvizjeve separatiste” tha ai.

Ai tha se nuk mund të komentojë gjithçka që u diskutua, por shtoi se “është dërguar një mesazh universal. Mesazhet e administratës amerikane janë shumë të qarta dhe vetë ardhja e tij, mbi të gjitha, simbolizon dhe dëshmon se partneri ynë i politikës së jashtme është ende i përkushtuar për Bosnje e Hercegovinën”.

Një ish-diplomat dhe ish-ambasador në Rusi, Burns është një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, pasi ai është gjithashtu anëtar i kabinetit presidencial të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Biden e emëroi atë në pozicionin e drejtorit të CIA-s në janar 2021.

Burns u betua si drejtor i CIA-s në mars 2021, duke u bërë diplomati i parë në karrierë që shërbeu si drejtor. Presidenti Biden e promovoi atë në kabinet në qershor 2023.

Ai ka shërbyer gjashtë presidentë dhe administrata (të të dyja palëve) gjatë gati katër dekadave të shërbimit publik në diplomaci dhe inteligjencë. Ai është vetëm diplomati i dytë në histori që u bë zëvendëssekretar i Shtetit. Ai ishte gjithashtu ambasador i SHBA në Rusi dhe në Jordani.

Pasi u tërhoq nga shërbimi diplomatik në fund të vitit 2014, Burns shërbeu si president i Carnegie Endowment for International Peace.

Ai ka diplomuar për histori nga Universitetin LaSalle, dhe ka master dhe doktoraturë për marrëdhënie ndërkombëtare nga Universiteti i Oksfordit.

Ish-drejtori i CIA-s, John Brennan, ishte i fundit nga kjo agjenci që e vizitoi Sarajevën, pas vizitës së tij më 2016./Radio Evropa e Lirë

Gjithashtu lexoni:

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Kosova News 20/08/2024 20/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Aksion i madh i policisë në Prizren dhe Suharekë, kontrolle në autoparkime
10:07 -22/07/2026
Kurti merr pjesë në hapjen e bazës operative të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
10:02 -22/07/2026
Për pesë ditë mbyllet një segment i rrugës “Ilir Konushevci”
08:53 -22/07/2026
Kufijtë e Kosovës pa pritje, qarkullimi zhvillohet normalisht
08:50 -22/07/2026
IHMK paralajmëron stuhi të forta dhe rrezik për përmbytje lokale
08:48 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?