KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SHBA, mijëra të bllokuar në Nevada për shkak të përmbytjeve
Botë

SHBA, mijëra të bllokuar në Nevada për shkak të përmbytjeve

Kosova News
Kosova News 22:35 -03/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Autoritetet në Nevada po hetojnë rrethanat e vdekjes së një personi në vendin ku mbahet festivali vjetor ‘Burning Man’, ku prej së shtunës në mbrëmje, mijëra pjesëmarrës, vazhdojnë të jenë të bllokuar aty, si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga stuhitë që përfshinë edhe shkretëtirën e Nevadës.Zyra e Sherifit në Qarkun Pershing tha se vdekja ndodhi gjatë aktivitetit, por ofroi pak detaje mes hetimeve në vazhdim. Autoritetet nuk dhanë informacion mbi identitetin e personit të vdekur apo se çfarë mund të ketë shkaktuar vdekjen e tij, raportoi televizini KNSD-TV.Zyrtarët nuk po lejojnë hapjen e portave ku ndodhen automjetet e parkuara të pjesëmarrësve në festival, i cili nisi më 27 gusht dhe pritej të përfundonte të hënën.

Më shumë se 13 mm shi besohet të ketë rënë të premten në vendin ku po mbahet festivali, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit i qytetit të Renos duke shtuar se gjatë ditës së sotme(e dielë) pritetn edhe të paktën 7 mm shi.Zyrtarët nuk kanë thënë ende se kur do të lejohet largimi i pjesmarrësve në festival.Këto zhvillime ndodhën pak para momentit kulmor që lidhet me këtë ngjarje vjetore, ku si çdo vit, i vihet flaka një statuj të madhe prej druri si pjesë e traditës që shoqëron këtë aktivitet.‘Burning Man’ është një festival që organizatorët thonë se përqendrohet tek “komuniteti, arti, mundësia për t’u shprehur lirisht nëpërmjet tyre e mbështetja tek vetja”. Ai mbahet çdo vit në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara. Festivali e ka marrë emrin nga ceremonia kulmore e tij, djegia e statujës së madhe prej druri, e quajtur Njeriu, e cila ndodh në natën e parafundit të aktivitetit, që është mbrëmja e së shtunës para Ditës së Punës./VOA

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 03/09/2023 03/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit
19:51 -14/07/2026
Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor
19:39 -14/07/2026
Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje
19:17 -14/07/2026
Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë
18:13 -14/07/2026
Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë
18:08 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?