KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SHBA: Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje
Politikë

SHBA: Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje

Kosova News
Kosova News 21:05 -08/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndihmës-sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euro-Aziatike, Karen Donfried, ka reaguar për situatën në veri të Kosovës, ku theksoi se braktisja e institucioneve nga Lista Serbe nuk është zgjidhje dhe se zhvillimet e fundit janë shqetësuese.

Donfried ka kërkuar uljen e tensioneve dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

“Ne jemi duke u marrë 24 orë në ditë me çështjen e monitorimit të situatës në veri të Kosovës. Serbia dhe Kosova të zbatojnë marrëveshjet e arritura. Ne e kemi mirëpritur propozimin gjermano-francez. Mendojmë se ka hapësirë për progres. Së bashku me BE-në mbështesim progresin, SHBA mendon se zhvillimet e fundit janë shqetësuese, nuk është zgjidhje braktisja e institucioneve”, tha Donfried.

Donfrid theksoi se SHBA-të janë në linjë me BE-në për zgjidhjen e problemit përmes dialogut, ndërsa bëri thirrje që të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa të sigurta.

“Të gjitha palët duhet të marrin hapa për qetësi dhe për siguri. Bëjmë thirrje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Situata nuk duhet të përshkallëzohet, jetët e atyre që janë paqeruajtës atje janë në rrezik. Tensionet në veri të Kosovës duhet të zvogëlohen”, tha ajo.

Më 5 nëntor, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, u larguan nga të gjitha institucionet e Kosovës. Ky vendim erdhi pasi autoritetet e Kosovës pushuan drejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, pasi ai refuzoi të zbatojë vendimin e qeverisë për targat. Kryeministri Albin Kurti reagoi duke akuzuar Serbinë se po kërkon të destabilizojë Kosovën dhe se ka refuzuar plani franko-gjerman. /Rtsh

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Mitrovicë, takim të zakonshëm me Bedri Hamzën – VIDEO

“Kryeministër, a po ndalesh një minutë” – Koci tentoi ta ndalojë, por ishte e kotë

Gërvalla: Kujdes, ndalesat arbitrare nga Serbia janë shtuar

Haxhiu pas dështimit të seancës konstituive: Përgjegjësia nuk i takon vetëm VV-së

Mustafa: LDK do të publikojë 15-pikëshin e qeverisë së unitetit – nuk insistojmë që ta udhëheqim

Kosova News 08/11/2022 08/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Kaos dhe panik në rrugë, shoferi ‘shkon furishëm me makinë’ drejt protestuesve në Los Angeles
13:58 -09/06/2025
Kurti në Mitrovicë, takim të zakonshëm me Bedri Hamzën – VIDEO
13:53 -09/06/2025
Malisheva me “inovacione”: Gropat në rrugë po shndërrohen në liqene për peshkim
13:37 -09/06/2025
“Kryeministër, a po ndalesh një minutë” – Koci tentoi ta ndalojë, por ishte e kotë
13:19 -09/06/2025
Gërvalla: Kujdes, ndalesat arbitrare nga Serbia janë shtuar
13:00 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?