KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SHBA kërkon dënimin e kriminelëve: Edhe një vit pa zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi
Politikë

SHBA kërkon dënimin e kriminelëve: Edhe një vit pa zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi

Kosova News
Kosova News 14:16 -08/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi u bëri thirrje autoriteteve serbe që t’i nxjerrin para drejtësisë autorët e vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi, si dhe ata që i mbuluan vrasjet e tyre në vitin 1999.

Në përvjetorin e vrasjes së tre shtetasve amerikanë, Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi, ambasada kujtoi se ka kaluar edhe një vit pa zbardhjen e rastit.

“Edhe një vit tjetër, gjatë të cilit gjyqësori serb nuk solli askënd para drejtësisë për këtë krim torturues lufte. Ne nuk do ta harrojmë këtë krim”, tha përmes një deklarate Ambasada amerikane në Beograd.

Vëllezërit Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, me prejardhje nga Kosova, janë arrestuar në vitin 1999 në Serbi, për shkak të, siç kanë thënë zyrtarët e atëhershëm serbë, kalimit të paligjshëm të kufirit.

Ata janë liruar nga burgu pasi janë dënuar dhe më pas janë vrarë.

Trupat e tyre janë gjetur në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001.

Dy policë të akuzuar për ndihmë në likuidimin e vëllezërve Bytyqi, Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, janë shpallur të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd për krime lufte.

Gjykata ka thënë se nuk ka prova për përfshirjen e tyre në vrasjet e kryera në korrik të vitit 1999.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar në shkurt të vitit 2019 se vrasja e vëllezërve Bytyqi është një krim i rëndë dhe se Serbia po bën gjithçka që duhet për të hetuar rastin.

Në tetor të vitit 2019, Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan ka miratuar një rezolutë që kërkon nga Serbia të zgjidhë rastin e vrasjes së tre vëllezërve.

Në dokument është thënë se zhvillimi i marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë do të duhej të varej nga përparimi që bëhet në zgjidhjen e këtij rasti.

Gjithashtu lexoni:

Kurti shpreh ngushëllime për tragjedinë në Graz të Austrisë: Jemi thellësisht të pikëlluar

KFOR, EULEX, FSK dhe Policia e Kosovës zhvilluan ushtrimin e përbashkët “Shpata e Artë 2025” në Prishtinë

Rreth 18 mijë euro të padeklaruara sekuestrohen në Vërmicë

Konflikti Capat-Sekiraqët, arrestohet një person i akuzuar për vrasje, i gjendet arma që dyshohet se u përdor në ngjarje

Begaj viziton Kosovën

TAGGED: shba, UÇK, vrasja
Kosova News 08/07/2022 08/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
few clouds
26° _ 25°
45%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
27 °C
Sat
26 °C

Lajmet e Fundit

Hamza: Nuk do të rikandidoj, por jam i bindur se PDK-ja do ta vazhdojë qeverisjen në Mitrovicë
22:53 -10/06/2025
Shqipëria barazon me Letoninë
22:47 -10/06/2025
Lushaku-Sadriu: Elektorati na kërkon të mos bëjmë koalicion me VV-në
22:44 -10/06/2025
Meta investon 10 miliardë dollarë në startup të AI
22:18 -10/06/2025
Sorensen: Me Bislimin dhe Petkoviçin diskutuam për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve
21:51 -10/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?