KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SHBA-ja vlerëson arritjet e FSK-së në fazën e dytë të tranzicionit
Siguri

SHBA-ja vlerëson arritjet e FSK-së në fazën e dytë të tranzicionit

Kosova News
Kosova News 12:43 -24/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Alton Buland, drejtor kryesor për Politikat Evropiane dhe të NATO-s në zyrën e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, ka vlerësuar arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në fazën e dytë të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit, në konsultimet dypalëshe të mbrojtjes SHBA – Kosovë (BDC) që patën më 22 dhe 23 shkurt në Prishtinë. I pranishëm ishte ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Qëllimi i BDC-së, sipas njoftimit të Departamentit të Mbrojtjes, ishte të diskutonte prioritetet e bashkëpunimit dypalësh [SHBA – Kosovë] të sigurisë dhe mbështetjen për zbatimin e planit 10-vjeçar të tranzicionit të FSK-së për transformimin e FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale profesionale, multi-etnike, ndërvepruese nga NATO, që i nënshtrohet kontrollit civil për të gjithë popullin e Kosovës.

“Udhëheqësit ndanë informacione rreth projekteve që synojnë të ndihmojnë në përmirësimin e aftësive dhe ndërveprimit të FSK-së, angazhimet e ardhshme ushtarake, Programin e Partneritetit Shtetëror me Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Buland ka falënderuar FSK-në për kontributin në ofrimin e trajnimeve për deminim të ushtarëve ukrainas.

“Buland përshëndeti Kosovën për arritjet që FSK-ja ka bërë në fazën e dytë të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit dhe falënderoi ministrin Maqedonci për kontributin e FSK-së në Ukrainë duke përfshirë ofrimin e trajnimeve dhe ekspertizës në deminim. Udhëheqësit riafirmuan rëndësinë e respektimit të standardeve më të larta të vlerave demokratike, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në të gjitha aspektet për marrëdhëniet dypalëshe të mbrojtjes”, vijon tutje njoftimi.

Buland bashkë me disa ushtarakë të tjerë vizituan KFOR-in dhe kontingjentin amerikan për t’i falënderuar për rolin që luajnë duke ndihmuar në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu lexoni:

Farage propozon burgosjen e të huajve jashtë Britanisë, Kosova në listë

Kuvendi i Kosovës organizon ditën e dytë të aktivitetit për bashkatdhetarët

Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë

Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet

Kosova News 24/02/2024 24/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

Nafta sot 1.64 euro, benzina 1.44 euro për litër
09:29 -11/08/2026
Farage propozon burgosjen e të huajve jashtë Britanisë, Kosova në listë
09:12 -11/08/2026
Kuvendi i Kosovës organizon ditën e dytë të aktivitetit për bashkatdhetarët
08:43 -11/08/2026
Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?