Qindra miliona dollarë për financimin e “organizatave të shoqërisë civile dhe subjekteve të tjera për sundimin e ligjit, mediat, organizatat kibernetike dhe programe të tjera që forcojnë institucionet dhe proceset demokratike dhe kundërshtojnë ndikimin dhe agresionin rus”, janë shpenzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), të shpërndara në vende të ndryshme të botës.
Inspektorati i Departamentit Amerikan të Shtetit, publikoi raportin mbi “Luftimin e Fondit të Ndikimit Rus”, sipas të cilit, shteti amerikan ka shpenzuar 621,555,857 milionë dollarë.
Këto para kanë shkuar në vendet e Evropës Qendrore, Lindore, të Ballkanit dhe katër të grupit të të ashtuajaturit vendet e Vishegradit.
Këto para janë shpenzuar në harkun kohor nga viti 2017 deri në vitin 2022.
Në këtë listë hyn edhe Kosova, për të cilën në këtë periudhë janë ndarë mbi 61 milionë dollarë (61,157,070).
Moldavia përfitoi shumën më të madhe si e vetme, gjithsej 98,172,456 dollarë, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina me 80,846,580 dollarë, Maqedonia e Veriut 67,472,572 dollarë dhe më pas Rumania 66,146,297 dollarë. Serbia 55,567,000 dollarë, Mali i Zi, 50,505 dhe Shqipëria 39,020,431 dollarë.

