KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SHBA-ja i vendos sanksione Sudanit pasi nuk u respektua armëpushimi
Botë

SHBA-ja i vendos sanksione Sudanit pasi nuk u respektua armëpushimi

Kosova News
Kosova News 18:45 -01/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan më 1 qershor se kanë vendosur sanksione ndaj liderëve sudanezë, të cilët i fajësuan për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Arabia Saudite.

Përkundër që së fundi u zgjat marrëveshja për armëpushim, në një treg në kryeqytetin sudanez, Khartoum, u raportua për bombardime dhe sulme ajrore, që vranë 18 civilë.

Për gati shtatë javë, Khartoum dhe pjesë të tjera të Sudanit janë përfshirë në një luftë të përgjakshme midis ushtrisë dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF). Uashingtoni i cilësoi të dyja këto si përgjegjëse për shkeljen e armëpushimit dhe provokimin e gjakderdhjes “të tmerrshme”.

“Ne jemi duke vendosur sanksione ekonomike, duke vendosur kufizime vizash kundër aktorëve që po përjetësojnë dhunën”, tha këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan.

Luftimet më Sudan vazhduan më 1 qershor. Dëshmitarët raportuan se panë “artileri të rëndë” në veri të Khartoum-it, disa ditë pasi të dyja palët kishin rënë dakord të zgjasnin për pesë ditë armëpushimin që synonte t’i lejonte dërgesat e ndihmave urgjente.

Një ditë më parë, ushtria bombardoi bazat e RSF-së në kryeqytet pasi u tërhoq nga bisedimet e armëpushimit në qytetin saudit të Jeddah, duke akuzuar rivalin e saj për shkeljen e armëpushimit.

“Tetëmbëdhjetë civilë u vranë dhe 106 u plagosën” nga zjarri i artilerisë së ushtrisë dhe bombardimet ajrore të mërkurën në një treg në Khartoum jugor, tha një komitet i avokatëve të të drejtave të njeriut.

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 01/06/2023 01/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
82%
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?