KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ShBA-ja i kërkon Kurtit një propozim për Asociacionin
Politikë

ShBA-ja i kërkon Kurtit një propozim për Asociacionin

Kosova News
Kosova News 22:02 -23/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas një raundi tjetër të pasuksesshëm të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga Uashingtoni po vijnë mesazhe për nevojën e një qasjeje të re. Fillimisht, ato iu drejtuan kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit i dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i bëri thirrje edhe një herë që të ndryshojë qasjen dhe të respektojë obligimet e marra.

Megjithatë, ka edhe mendime se vetë partnerët amerikanë dhe evropianë duhet të ndryshojnë strategjinë e tyre, pasi kjo aktuale nuk po jep rezultate.

Është koha për një qasje të re të partnerëve në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thotë Escobar, duke folur për edicionin serb të “Zërit të Amerikës” në Nju-Jork, ku u takua me liderët nga rajoni në margjinat e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Është koha për një qasje të re të atyre njerëzve që i qasen dialogut me qëndrimin: ‘merre ose lëre’. Konkretisht e kam fjalën për Qeverinë e Kosovës. Ata e kanë të qartë se cilat janë detyrimet e tyre. Dhe mendoj se deklarata e Josep Borrellit ishte shumë e qartë. Ne vazhdojmë ta inkurajojmë Serbinë që të jetë konstruktive dhe e durueshme. Ne vazhdojmë t’i kërkojmë asaj që të mos bëjë asgjë që kontribuon në destabilizimin e Kosovës. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë për dialog. Nuk ka alternativë për rajonin – përveç integrimit evropian”, u shpreh ai.

Një mesazh i ngjashëm vjen nga Kongresi, Mike Turner, kongresisti republikan nga Ohajo, i cili së fundmi ka vizituar rajonin, ka vlerësuar për “Zërin e Amerikës” se kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet t’i përmbushë obligimet e tij lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Kur u takova me Presidenten (e Kosovës, Vjosa) Osmani, e bëra të qartë se duhet progres në aspektin e Asociacionit. Kosova nuk ka paraqitur ende një propozim. Dhe ky është një detyrim që është rezultat i dialogut, me ndërmjetësimin e evropianëve dhe të cilin ShBA-ja e mbështeti, por nuk ishte pjesë e tij. Por ai detyrim u mor dhe kryeministri duhet ta përmbushë dhe të bëjë një propozim, që të paktën njerëzit të shohin se ai nuk është i pasinqertë, që këto bisedime në fakt synojnë zgjidhjen e konfliktit”, tha Turner.

Analisti dhe profesori në Universitetin Johns Hopkins, Sinisha Vukoviq, thotë se Kurti është negociator i vështirë për zyrtarët evropianë dhe amerikanë, sepse duke insistuar në zbatimin me faza të marrëveshjes, ai vendos kushte që nuk ishin paraparë në udhërrëfyesin në periudhën e mëparshme.

“Kjo i jep hapësirë ​​presidentit (të Serbisë, Aleksandar) Vuçiq dhe autoriteteve serbe që të jenë në një pozitë shumë më të mirë se Kosova. Edhe pse ata nuk marrin të njëjtin nivel kritikash si Kosova, dhe duke e parë atë nga ana e negociatave, arsyet janë të thjeshta – ndërmjetësit përvijuan qëllimin dhe strategjinë dhe ata nuk duan të devijojnë nga ajo strategji në momentin që hasin në një mur dhe përpiqen t’ia hedhin fajin njërës nga të dy palët. Mendoj se kjo nuk është e qëndrueshme dhe në një të ardhme të afërt mund të ketë një ndryshim në pozicionimin strategjik të ShBA-së dhe BE-së… Ka një ndërgjegjësim në rritje se ose do të ketë një ndryshim reciprok të qasjes ose ky proces do të dëshmohet se është shumë i rëndë dhe i vështirë për administratën amerikane dhe askujt nuk i pëlqen të japë llogari për dështimin”.

Vukoviq shton se Kurti udhëhiqet nga vlerësimi i tij se çfarë është në interesin kombëtar të Kosovës dhe se aktualisht nuk ndjen presion të brendshëm për të ndryshuar qasjen e tij. Megjithatë, përpjekjet e Uashingtonit janë të përqendruara pikërisht që kryeministri i Kosovës të pajtohet me përmbushjen e obligimit për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Gabriel Escobar hodhi poshtë kritikat e Prishtinës se i dërguari i Bashkimit Evropian në dialog, Miroslav Lajçak, është i njëanshëm në favor të Serbisë.

“Lajçaku gëzon besimin e plotë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Pas kolapsit të bisedimeve, 27 shtete anëtare të Bashkimit Evropian shprehën publikisht mbështetjen e tyre për Lajçakun. Pra, kjo është diçka me të cilën Kurti do të duhet të merret. Lajçaku dhe dialogu nuk do të zhduken. Një vend me një milion e gjysmë banorë nuk do ta bindë komunitetin transatlantik me 700 milionë banorë të ndryshojë taktikat e tij”.

Sinisha Vukoviq kujton se qëllimi përfundimtar i ShBA-së dhe vizioni i saj për të ardhmen është njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë, por beson se është zgjedhur një strategji problematike për të arritur rezultate.

“Pikërisht për shkak të vendimeve të tilla që u morën dhe taktikave për të arritur qëllimin, Serbia u gjend, mbase papritur, dhe ndoshta në mënyrë strategjike, në një pozicion komod për të blerë kohë dhe Serbia shihet si një lloj faktori stabiliteti, të paktën për momentin, të cilën nuk duhet fajësuar shumë, aq sa që – pas marrjes së një lloj kompromisi nga Kosova – t’i kërkohej të bëjë të njëjtën gjë. Serbia mund të blejë kohë në këtë moment, por hapi tjetër është të presim që Serbia të përmbushë çfarë pritet prej saj. Nëse nuk arrihet kjo, vetëm atëherë mund të presim presion serioz dhe ndryshime serioze në marrëdhëniet e Perëndimit me Serbinë”.

Kongresmeni Mike Turner, i cili është edhe kryetar i Komisionit të Dhomës për Punë të Jashtme, beson se administrata e Joe Biden dhe Departamenti i Shtetit duhet t’i japin prioritet më të madh zgjidhjes së marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Edhe pse Amerika po hyn në një vit zgjedhor, Sinisha Vukoviq beson se vëmendja drejt Ballkanit nuk do të ulet, edhe pse nuk është një fokus i hapur si Ukraina apo një pikë nevralgjike si Tajvani.

“Në çdo rast, Ballkani zë një nivel të mjaftueshëm, dhe ndoshta më shumë se kaq, vëmendjeje brenda Departamentit të Shtetit. Mund të shihet niveli nga i cili flasin dhe shpeshtësia e atyre mesazheve që vijnë kur bëhet fjalë për Ballkanin. Ajo që mund të befasojë shumë është mungesa e rezultateve dhe ndoshta kjo frekuencë mesazhesh është vetëm pasojë e mungesës së rezultateve që pritej deri më tani”, deklaroi Vukoviq.

E përderisa politika e kryeministrit të Kosovës aktualisht identifikohet si pengesë për vazhdimin e dialogut, përfaqësuesit e administratës dhe Kongresit edhe një herë i kanë bërë thirrje Serbisë që të respektojë sanksionet evropiane kundër Rusisë për shkak të pushtimit të saj ndaj Ukrainës.

Gjithashtu lexoni:

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Basha: Nuk bëhet fjalë për “heqje dheu” – Rama po manipulon, por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Kosova News 23/09/2023 23/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?