KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SHBA-ja bën thirrje për frenim të “përpjekjeve të qëllimshme për të krijuar frikë në veri”
Politikë

SHBA-ja bën thirrje për frenim të “përpjekjeve të qëllimshme për të krijuar frikë në veri”

Kosova News
Kosova News 11:13 -10/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Serbia ka kërcënuar Kosovën me kthim të forcave ushtarake në territor të saj, në mes të tensioneve në veri të vendit të cilat prej ditësh janë përcjellë me incidente duke përfshirë të shtëna me armë zjarri, granata dore e shok-bomba.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, të premten ka thënë se Beogradi është afër vendimit për të kërkuar kthimin e trupave të tij në Kosovë, ndërsa një ditë më herët të njëjtin kërcënim e pati bërë edhe drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëjnë thirrje që të gjithë të përfshirët të përmbahen nga gjuha nxitëse dhe përpjekjet për të shkaktuar frikë.

“Ne kërkojmë që të gjithë të përfshirët të ushtrojnë përmbajtje dhe të përmbahen nga retorika nxitëse dhe përpjekjet e qëllimshme për të mashtruar dhe krijuar frikë në komunat e veriut të Kosovës. SHBA-ja vazhdon ta nxisë Kosovën dhe Serbinë që të shmangin çdo veprim ose deklaratë që çon në përshkallëzim të mëtejmë të tensioneve”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës amerikane.

Bërnabiqi të premten është ankuar se Bashkimi Evropian nuk po reagon për atë që po ndodh e se KFOR-i nuk po e bën punën e vet për të mbrojtur serbët në Kosovë.

Ndërkohë, SHBA-ja ka dënuar incidentet e dhunshme që kanë ndodhur ditëve të fundit në veri të Kosovës. Ajo ka thënë se “përdorimi i dhunës dhe frikësimit, duke përfshirë përdorimin e mjeteve shpërthyese, nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste dhe rrezikon jetë të pafajshme”.

Që nga 6 dhjetori, Policia në veri është përballur me sulme të vazhdueshme nga persona të panjohur. Ato kanë filluar kur policët po shoqëronin zyrtarët zgjedhorë për në zyrat e tyre në Mitrovicë të veriut dhe Zubin Potok, teksa autoritetet po vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet lokale në veri, të caktuara për 18 dhjetor.

Pas incidenteve, SHBA-ja ka bërë thirrje për shtyrjen e zgjedhje duke arsyetuar se nuk ka kushte për mbajtjen e tyre.

Siç ka thënë Bërnabiq të premten, Aleksandër Vuçiqi sot (10 dhjetor) pritet që të japë detaje lidhur me kërkesën për “kthimin e forcave në Kosovë”.

Gjithashtu lexoni:

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”

Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Kosova News 10/12/2022 10/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive
19:42 -23/07/2026
Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite
19:35 -23/07/2026
Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve
19:14 -23/07/2026
Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit
18:30 -23/07/2026
Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë
18:28 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?