KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SHBA dhe BE dënojnë dhunën te protesta në Bashkinë e Tiranës
Rajon

SHBA dhe BE dënojnë dhunën te protesta në Bashkinë e Tiranës

Kosova News
Kosova News 14:18 -19/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadat e SHBA-së dhe BE-së në Tiranë kanë dënuar dhunën që ka ndodhur këtë të premte gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës. Ambasada amerikane në një deklaratë të lëshuar në rrjetet sociale tha se aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune si dhe përgëzuan zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme”, tha ambasada e SHBA-së.

Edhe BE reagoi duke u shprehur se akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike.

“Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, tha delegacioni i BE-së në kryeqytet.

Kujtojmë se ditën e sotme gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës u hodhën molotovë ndërsa disa tubues tentuan të shkatërrojnë rrethimin e hekurt. Mes tyre kishte edhe përfaqësues të opozitës që kërkonin të futeshin brenda bashkisë./tvklan.al

Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore.

— EU in Albania (@EUinAlbania) April 19, 2024

🇦🇱 Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për… pic.twitter.com/MAmA4FMM7c

— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) April 19, 2024
Protestuesit hedhin molotovë në derën e bashkisë së Tiranës ku marrin flakë (VIDEO)

Gjithashtu lexoni:

Rama kërkon pezullimin e veprimtarisë së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Ambasada amerikane apelon shqiptarët: Mos u nisni me vizë turistike për të lindur në ShBA

Studenti nga Beogradi rrëfen tmerrin që e përjetoi kur u arrestua nga policia serbe gjatë protestës

Vuçiq i ankohet Perëndimit: Kurti i bën urat e reja në Ibër pa pëlqimin e serbëve të Mitrovicës së Veriut

“S’ka më peshq në det” – Reportazhi i AFP për efektet e ngrohjes globale në Shqipëri

Kosova News 19/04/2024 19/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
clear sky
30° _ 29°
26%
5 km/h
Wed
31 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C

Lajmet e Fundit

Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
23:15 -02/07/2025
Çitaku: Albin Kurti po i shërben Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
22:52 -02/07/2025
Murati: Rreth 29 milionë euro kosto të transfereve do t’i kursenin bizneset me integrimin e Kosovës në SEPA
21:46 -02/07/2025
Kurti: PDK-ja nuk është parti, është shoqëri aksionare me 4-5 kryetarë
21:42 -02/07/2025
Kurti: Procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të përfundojë brenda 3 javësh
21:38 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?