KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sharjet e Kujtim Shalës, reagon Kërçeli: Si do ndihej i ndjeri akademik Fehmi Agani…
Politikë

Sharjet e Kujtim Shalës, reagon Kërçeli: Si do ndihej i ndjeri akademik Fehmi Agani…

KosovaNewss
KosovaNewss 15:07 -23/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ilir Kërceli, shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas ofendimeve që deputeti Kujtim Shala i bëri në drejtim të kryeministrit, Albin Kurti.

“Në vend që të lexojmë ndonjë studim akademik rreth gjenocidit të Serbisë ndaj Kosovës dhe destruktivitetit të politikës serbe në këto 23 vitet e fundit, dëgjojmë sharje nga me të ultat të cilat prekin nderin personal dhe atë të familjes. A thua vallë, si do ndihej i ndjeri akademik Fehmi Agani, me këto koncepte të opozitarizmit me përmbajte banale?!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, masa e dënimit ndaj Kujtim Shalës do të jetë vërejtje me paralajmërim për largim nga seanca.

“Kur deputeti ose anëtari i Qeverisë e përsërit shkeljen në të njëjtën seancë plenare, pasi i është dhënë vërejtja një herë ose cenon seriozisht rendin në seancë plenare, kryesuesi i seancës i jep “vërejtje me paralajmërim për largim nga seanca plenare”

Pas një pauze deputetët e Kuvendit të Kosovës janë kthyer në seancë dhe po i vazhdojnë diskutimet në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi, për të cilën të dyja vendet arritën pajtim më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Me të nisur seanca kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca  u ndal te sharja që bëri para pauzës deputeti i LDK-së dhe sqaroi procedurat që do të ndërmerren në fund të seancës ndaj sjelljes së tij.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në bazë të rregullores së Kuvendit, i ka shqiptuar vërejtje për gjuhë jo parlamentare, deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, i cili e ofendoi rëndë kryeministrin.

“Zotëri Shala, të gjitha faktet tregojnë se keni përdorur një gjuhë joparlamentare, por pa mikrofon. Mirëpo për këtë rregullorja më obligon se sipas nenit 65, pika 3 t’iu japim një vërejtje për këtë shkelje”, tha ai.

E pa kërkuar falje për gjuhën e rrugës që përdori, deputeti Kujtim Shala me arrogancë kërkoi që vërejtjen t’ia dërgojnë me postë.

Kryeministri Albin Kurti është sharë nga një deputet i Kuvendit të Kosovës në seancën e së enjtes.

Pas përfundimit të fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sipas pamjeve që ka bërë KosovaNeës, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, dëgjohet duke përdor sharje ndaj Kurtit.

Ai u dëgjua pasi iu dha fjala kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për ta marrë fjalën.

Shala e Abdixhiku ulen afër njeri-tjetrit në sallën e Kuvendit.

“Phu, t’q**** tradhtarin e nanës”, dëgjohet duke thënë Shala për Kurtin.

“Phu, t’q**** tradhtarin e nanës”, Kujtim Shala me arrogancë kërkon që vërejtjen t’ia dërgojnë me postë

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë kundër ministrit Fikrim Damka – dyshohet për keqpërdorim të detyrës

“Do të të kujtoj gjithmonë me buzëqeshjen tënde”, vjen reagimi i parë nga një bashkëlojtarë i Jotas te Liverpooli

Nipi i Helmut Kohlit mban fjalim të fuqishëm për Kosovën, në parlamentin gjerman

“Ka marrëveshje”, Kina dhe SHBA “zbusin” luftën tregtare mes tyre

“Opozita po më zgjat mandatin”, Abdixhiku për Kurtin: Po flet pa fije intelegjence, është jolegjitim e ka uzurpuar detyrën e kryeministrit

KosovaNewss 23/03/2023 23/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Sot fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
09:09 -07/07/2025
Zjarri në Bllacë, riorientohet trafiku
08:38 -07/07/2025
Përpjekje e 43-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:34 -07/07/2025
Nesër fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
23:05 -06/07/2025
Përplasje ndërmjet policisë dhe studentëve në Serbi
22:33 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?