Pas një pauze deputetët e Kuvendit të Kosovës janë kthyer në seancë dhe po i vazhdojnë diskutimet në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi, për të cilën të dyja vendet arritën pajtim më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Me të nisur seanca kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca u ndal te sharja që bëri para pauzës deputeti i LDK-së dhe sqaroi procedurat që do të ndërmerren në fund të seancës ndaj sjelljes së tij.
Kryetarii Kuvendit, Glauk Konjufca, në bazë të rregullores së Kuvendit, i ka shqiptuar vërejtje për gjuhë jo parlamentare, deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, i cili e ofendoi rëndë kryeministrin.
“Zotëri Shala, të gjitha faktet tregojnë se keni përdorur një gjuhë joparlamentare, por pa mikrofon. Mirëpo për këtë rregullorja më obligon se sipas nenit 65, pika 3 t’iu japim një vërejtje për këtë shkelje”, tha ai.
E pa kërkuar falje për gjuhën e rrugës që përdori, deputeti Kujtim Shala me arrogancë kërkoi që vërejtjen t’ia dërgojnë me postë.
Kryeministri Albin Kurti është sharë nga një deputet i Kuvendit të Kosovës në seancën e së enjtes.
Pas përfundimit të fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sipas pamjeve që ka bërë KosovaNews, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, dëgjohet duke përdor sharje ndaj Kurtit.
Ai u dëgjua pasi iu dha fjala kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për ta marrë fjalën.
Shala e Abdixhiku ulen afër njeri-tjetrit në sallën e Kuvendit.
“Phu, t’q**** tradhtarin e nanës”, dëgjohet duke thënë Shala për Kurtin.