Shaban Gogaj është shpallur fajtor për vrasjen e të riut, Agonis Tetaj. Vepra është cilësuar si “vrasje nga pakujdesia”.
Gjykata e Pejës në shpalljen e vendimit për vrasjen e Agonis Tetajt, e ka bërë rikualifikimin e veprës penale, nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia.
Gogaj me 5 vjet burgim është dënuar për vrasje nga pakujdesia dhe 3 vjet burgim për armëmbajtje pa leje.
Gjykata të njëjtit i ka shqiptuar dënim unik prej 7 vjet e gjashtë muaj burgim.
Në seancë është parë edhe ish-avokati i të akuzuarit, Besnik Berisha, i cili ishte përjashtuar nga ky rast.
Procesi gjyqësor është shtyrë disa herë pikërisht për shkak të avokatit, pasi i akuzuari ishte deklaruar se nuk pranonte avokat tjetër përpos Berishës.
Të pranishëm se seancë janë edhe familjarët e të vrarit, Agonis Tetaj.


