KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serwer: Zbutja e Serbisë s’po funksionon, ShBA-ja duhet të jetë më e vendosur ndaj ambicieve irredentiste të Vuçiqit
Politikë

Serwer: Zbutja e Serbisë s’po funksionon, ShBA-ja duhet të jetë më e vendosur ndaj ambicieve irredentiste të Vuçiqit

Kosova News
Kosova News 18:01 -17/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Profesori amerikan Daniel Serwer, njohës i thellë i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, ka folur ndaj masave të fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq kundër Kosovës.

Të premten, Vuçiq njoftoi masa që synojnë të minojnë pavarësinë e Kosovës, duke shfaqur dëshirën për të rimarrë të paktën një pjesë të saj.

Megjithatë, Ambasada Amerikane në Beograd vazhdon të shprehë optimizëm se Vuçiq është ende në rrugën drejt integrimit perëndimor të Serbisë.

Eksperti i politikave ballkanike, Jasmin Mujanoviç, shprehu në Twitter qëndrimin e tij kritik ndaj qasjes së SHBA-së në rajon.

“Politika e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor është e qartë si balta. SHBA mbështet Vuçiqin pavarësisht lidhjeve të tij pro-ruse, ndërsa kundërshton Kurtin, edhe pse ai mban qëndrime properëndimore.”

Mujanoviq e kritikoi më tej administratën amerikane për qasjen e saj ndaj vendeve si Bosnja dhe Mali i Zi, duke thënë se SHBA kundërshton përfaqësuesit e Vuçiqit në Bosnje, ndërsa përkrah ata në Mal të Zi që rrëzuan një qeveri pro-NATO.

Serwer gjithashtu theksoi nevojën për një qasje më të qartë dhe koherente nga SHBA.

“Objektivat afatgjata të SHBA-së në Ballkan duhet të jenë të qarta: qeverisje demokratike dhe sovranitet pa kërcënime të forcës,” tha ai.

Sipas Serwer, politika amerikane aktuale është jo koherente dhe bie ndesh me qëllimet e saj afatgjata në rajon.

Në lidhje me zhvillimet në Kosovë, Serwer vuri në dukje se kryeministri Albin Kurti, megjithëse është në anën e Perëndimit, shpesh vepron pa konsultuar SHBA-në dhe BE-në.

“Kurti është në rreshtim me Perëndimin, por ai duhet të tregojë më shumë përkujdesje në veprimet e tij për të mos irrituar serbët e Kosovës dhe Beogradin,” tha Serwer.

Në përfundim, Serwer dhe Mujanoviq shprehen se qasja aktuale e SHBA-së ndaj Serbisë dhe Kosovës nuk funksionon dhe kërkojnë një rivendosje të politikës amerikane në rajon.

“Zbutja e Serbisë nuk po funksionon. SHBA duhet të jetë më e vendosur ndaj ambicieve irredentiste të Vuçiqit dhe të përkrahë fuqishëm Kosovën dhe vendet e tjera që kërkojnë integrimin perëndimor,” përfundoi Serwer.

Gjithashtu lexoni:

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Abdixhiku: Jemi shumë larg marrëveshjes me LVV-në

Kurti, para takimit me Abdixhikun: Takimet janë përpjekje për konstituim sa më të shpejt të institucioneve

Abdixhiku arrin në Kuvend, për takimin me Kurtin

Bajqinovci: Takimet me LDK-në do të vazhdojnë, presim marrëveshje politike

Kosova News 17/09/2024 17/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut
16:54 -07/08/2026
Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore
16:13 -07/08/2026
Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete
16:04 -07/08/2026
Abdixhiku: Jemi shumë larg marrëveshjes me LVV-në
15:48 -07/08/2026
Dogana parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Qafë Prush
15:15 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?