KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serwer: Vuçiqi përdori shërbimin sekret dhe Listën Srpska për kryengritje në Veri
Lajme

Serwer: Vuçiqi përdori shërbimin sekret dhe Listën Srpska për kryengritje në Veri

Kosova News
Kosova News 20:10 -22/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Profesori në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, në një intervistë për Krug 99 të Sarajevës, thotë së  Beogradi po përpiqet të krijojë atë që tashmë është pagëzuar si “bota serbe” duke kontrolluar fatin politik të serbëve në vendet fqinje.

“Presidenti Vuçiq dëshiron të kontrollojë fatin politik të serbëve në vendet fqinje. Kjo përfshin jo vetëm Bosnjën dhe Hercegovinën, por edhe Malin e Zi dhe Kosovën.

Ai po përdor forcat e tij të sigurisë dhe inteligjencës, financimin, dezinformimin dhe Kishën Ortodokse Serbe për të kapërcyer rezistencën dhe për të siguruar që demokracitë serioze, të lidhura me Perëndimin, nuk mund të shfaqen në periferi të Serbisë” thotë Serwer.

Ish-diplomati amerikan thekson se Vuçiq ka qenë më i suksesshëm në Malin e Zi, ku ai shfrytëzoi pakënaqësinë ndaj ish – Presidentit Gjukanoviq dhe DPS-it që sundonte prej kohësh.

“Kjo pakënaqësi fuqizoi një opozitë pro-evropiane, e cila po kërkon mbështetje nga Beogradi dhe përfaqësuesit e tij. Ironia është se Gjukanoviq kryesoi, me dinjitet, një tranzicion kryesisht paqësor dhe tërësisht kushtetues që po sjell kundërshtarët e tij hipokritë në pushtet” thotë tutje Serëer. Duke folur për Kosovën Serwer thotë se

përpjekja e hapur politike e Vuçiqit për të kontrolluar popullsinë serbe kryhet përmes Listës Srpska.

“Por ai gjithashtu përdor shërbimet sekrete serbe dhe aleatët e tyre në krimin e organizuar për të siguruar që popullata serbe, veçanërisht në veri, t’i qëndrojë besnike Beogradit, jo Prishtinës” thotë ai.

“Ne e pamë atë kombinim në  vepër më 24 shtator, kur Lista Srpska dhe shërbimet sekrete tentuan një kryengritje të armatosur. Policia e Kosovës dhe KFOR-i e penguan këtë” shton Serwer.

Sipas profesorit amerikan Vuçiç që atëherë është ka shkuar shumë në drejtim të Rusisë dhe Kinës.

“Ai pa dyshim ka frikë se SHBA dhe Evropa do të kërkojnë që ai të kërkojë falje për kryengritjen e 24 shtatorit dhe të premtojë se nuk do të ndodhë më.

Fushata mediatike kundër shqiptarëve brenda Serbisë është intensive, siç është edhe përdorimi i medias nga Vuçiq për të mbështetur rolin e tij gjithnjë e më autokratik”, thekson Serwer.

Gjithashtu lexoni:

Haziri: Bashkëpunimi ndërmjet partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike

Hapet pishina e Gërmisë për sezonin veror

Koncert përkujtimor “Nisma e Lirisë” në nder të heroit Hakif Zejnullahu

27 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së, ja marrëveshja

Sot rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj

Kosova News 22/10/2023 22/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Haziri: Bashkëpunimi ndërmjet partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike
18:48 -21/06/2026
Yamal: Është ende herët për të gjykuar shanset e Spanjës në Botëror
17:48 -21/06/2026
Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për president
17:40 -21/06/2026
Trump kërcënon Iranin me sulme të reja
17:29 -21/06/2026
Protestat në Tiranë, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme
16:22 -21/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?