KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serwer: Rizgjedhja e Trumpit si president do të ishte katastrofë për Ballkanin
Politikë

Serwer: Rizgjedhja e Trumpit si president do të ishte katastrofë për Ballkanin

Kosova News
Kosova News 08:09 -01/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka thënë se rizgjedhja e mundshme e Donald Trumpit si president në SHBA do të ishte fatkeqësi për Ballkanin.

Ai ka thënë ekziston mundësia që ish-presidenti Trump mund të zgjidhet prapë president.

“Është e qartë se në atë pikë etnonacionalistët do të mbretëronin në Shtetet e Bashkuara dhe pastaj jo vetëm në Ballkan, por edhe në Ukrainë e Lindje të Mesme do të kishin qëllim një politikë të ndarjeve të etniciteteve të ndryshme. Dhe kjo do t’i kërcënonte Bosnjën, Kosovën, Ukrainën, Izraelin e Palestinën. Do të ishte një formulë për të gjithë etnonacionalistët për ndarje. Dhe problemi tash është se etnonacionalistët nuk pajtohen se ku vija ndarëse do të tërhiqej. Çfarë etnonacionalizmi sjell është lufta dhe në këtë rast, Ukraina, Lindja e Mesme dhe Ballkani nuk janë tri vende të ndara. Ato janë vazhdimësi e njëra-tjetrës. Të gjitha këto vende në një periudhë kanë qenë duke përfshirë madje edhe një pjesë të Ukrainës jugore si pjesë të Perandorisë Osmane. Dhe është tërësisht e pamundshme të shohësh një konfiguracion masiv në këto tri hapësira nëse Trump rizgjidhet president”, ka thënë ai

Tutje profesori dhe analisti amerikan nga “Johns Hopkins University” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Daniel Serwer ka deklaruar se këshilla e vetme dhe më e rëndësishme është që lidershipi kosovarë t’i përmirësojë raportet me serbët e Kosovës, sepse sipas tij, kjo gjë do ta forconte shtetin e Kosovës.

Ai në një intervistë në KTV ka shtuar se kjo gjë gjithashtu do të nënkuptonte zbatimin e verdiktit të Gjykatës Kushtetuese për tokat në Manastirin e Deçanit.

“Kjo nënkupton një afrim politik të Qeverisë me këdo që zgjidhet nga komuniteti serb në komunat veriore. Kjo nënkupton përmirësim të raporteve me komunat në jug të Ibrit, që dukshëm janë marrëdhënie më të mira sesa me komunat në veri. Pra, rrënja për konsolidimin e shtetit të Kosovës shkon përmes përmirësimit të marrëdhënieve me komunitetin serb, ashtu që serbët e Kosovës të paktën ta kenë të pranueshëm nëse jo të dëshirueshëm autoritetin e Prishtinës”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

​Përparim Rama për Lojërat Mesdhetare: Nuk lejojmë t’i humbasim ato

26 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës

Presidenti i KE-së, António Costa sot në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Hyseni pas vendimit të OshP-së: Fund i padrejtësive shumëvjeçare, Gjilani do ta ketë stadiumin e merituar

Kosova News 01/02/2024 01/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

​Përparim Rama për Lojërat Mesdhetare: Nuk lejojmë t’i humbasim ato
11:12 -14/05/2025
7 të arrestuar për krime zgjedhore në Shqipëri, SPAK-u del me njoftim
11:09 -14/05/2025
Presidentja Osmani përkujton 26-vjetorin e masakrave në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan
11:07 -14/05/2025
Policia jep detaje për arrestimin e Driton Ibishit, u kap në mes të rrugës
10:57 -14/05/2025
Ndërpritet seanca e rigjykimit në rastin “53 milionëshi”
10:32 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?