KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serwer: Është e dukshme që Vuçiq e pengon dialogun me Kosovën, ai bën ndërhyrje edhe në Mal të Zi e BeH
Politikë

Serwer: Është e dukshme që Vuçiq e pengon dialogun me Kosovën, ai bën ndërhyrje edhe në Mal të Zi e BeH

Kosova News
Kosova News 13:54 -28/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Daniel Serwer, profesor në Universitetin John Hopkins në SHBA thotë se dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë do të kishte zgjidhje nëse Serbia dhe presidenti i saj do ta trajtonte Kosovën si shtet fqinj, e jo si territor të sajin.

“Serbia mund të shpallë se respekton autoritetet e Kosovës dhe territorin e Kosovës, ta trajtojë atë në mënyrë fqinjësore. Më pas ajo mund të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për sulmin terrorist në Banjska dhe trazirat kundër trupave të KFOR-it. Një gjë e tillë do të ndryshonte në mënyrë dramatike dialogun, edhe pa njohje zyrtare diplomatike”, ka thënë Serwer në një intervistë për “Danas”-in.

Por ai thotë se në vend të kësaj, Beogradi bëri krejt të kundërtën.

“Ai vazhdon të vërë në dyshim autoritetin qeverisës dhe territorin e Kosovës në çdo rast”.

E nuk është veç Kosova me të cilin merret vazhdimisht Vuçiqi, sipas Serwerit, presidenti serb bën ndërhyrje më të ashpra edhe në Mal të Zi e Bosnjë e Hercegovinë.

“Ndërhyrja në Mal të Zi është e dukshme. Ndërhyrja në Bosnjë e Hercegovinë është disi më pak e dukshme, por kjo ndodh, sepse Milorad Dodik më së shumti bën atë që dëshiron Vuçiq. Ai aspiron një “botë serbe”, që do të thotë se Beogradi de facto kontrollon popullsinë serbe në vendet fqinje. Ai po bën shumë progres në këtë drejtim”.

Serwer foli edhe për refuzimin e Vuçiqit në samitin e BRICS-it. Thotë se askujt në Perëndim nuk i intereson nëse Vuçiq do të shkonte në samitin e BRICS-it.

“Sigurisht, ai mund të përpiqet t’ua shesë këtë diplomatëve si pjesë të narrativës së tij të rreme të ‘kthimit në Perëndim’”, thotë profesori amerikan.

Serwr thotë se Vuçiq e ka marrë lejen nga Moska për t’u ulur në dy karrige.

“Moska ka vendosur që do të tolerojë edhe qasjen “dy karrige” të Vuçiqit. Por ndryshe nga Uashingtoni, Vuçiq i jep Moskës pjesën më të madhe të asaj që dëshiron”.

Gjithashtu lexoni:

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kosova News 28/10/2024 28/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
scattered clouds
33° _ 32°
24%
3 km/h
Thu
33 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?