KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serwer: Ardhja e Trumpit në pushtet do ta riaktualizonte ndarjen e Kosovës
Politikë

Serwer: Ardhja e Trumpit në pushtet do ta riaktualizonte ndarjen e Kosovës

Kosova News
Kosova News 22:01 -02/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins, njohës i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, në një intervistë në RTK ka folur në mënyrë të veçantë për gjendjen në të cilën ndodhet tani dialogu Kosovë-Serbi, që, sipas tij, ka ngecur dhe që nuk ka pasur ndonjë sukses të madh.

Arsyeja e mossuksesit të dialogut, sipas tij, është mungesa e gatishmërisë nga të dyja palët.

“Sipas vështrimit tim, qëllimi i dialogut, normalizimi politik është që ne në anglisht e quajmë një ‘urë tejet të largët’. As Beogradi e as Prishtina, më duket  mua, nuk janë të gatshëm për normalizimin politik”, tha Serwer, derisa shtoi se Beogradi e ka bërë këtë shumë të qartë, bile edhe me shkrim nga kryeministrja e asaj kohe e Serbisë.

Gjithashtu, shtoi Serwer, edhe Prishtina e ka bërë të qartë se njerëzit këtu duan të dëgjojnë kërkim-falje nga Serbia për atë që ka bërë regjimi i Millosheviqit në vitet e ’90-ta.

“Njerëzit në Prishtinë duan njohjen dhe vlerësimin e keqtrajtimeve dhe një lloj kompensimit të një natyre simbolike”, nënvizoi Serwer.

Sa i përket qasjes ndaj dialogut nga kryeministri Kurti, Serwer tha se kryeministri nuk kishte vullnetin ta bënte atë që kanë kërkuar amerikanët dhe evropianët, që është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
“Mendoj se evropianët dhe amerikanët e kanë pasur gabim që të presin që kjo të ndodhë pa pasur atë që quajmë- përgjigje reciproke”, tha Serwer, teksa shtoi se në marrëveshjen e 2013-ës është rënë dakord që Kosova të themelojë Asociacionin, derisa serbët të marrin pjesë në institucionet e Kosovës, por që, vuri në dukje ai, Serbia të mos e pengojë rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së.

“Të pritet nga Kosova që në mënyrë të njëanshme të bëjë diçka që të mund të kërkohej nga Serbia, pa i dhënë asgjë Kosovës, besoj se ka qenë gabim i madh diplomatik”, tha Serwer.

Ai shtoi se nuk është e arsyeshme që të kërkohet nga kryeministri Kurti të bëjë diçka, derisa  Serbisë nuk i kërkohet asgjë.

Serwer tha më tej se diplomatët amerikanë kanë qenë të zemëruar me kryeministrin Kurti për mosgatishmërinë e themelimit të Asociacionit, ndërkohë që, shtoi ai, ata do të duhej ta dinin se normalizimi i raporteve mes Kosovës e Serbisë është një urë tejet e largët.

Duke folur për disponimin amerikan në raport me dialogun, Serwer tha se ata e kanë marrë anën e Beogradit për këtë çështje, duke u përpjekur që administrata e Biden-it ta përafrojnë atë me Perëndimin, që deri tani, vuri në pah Serwer, nuk ka pasur fare sukses.

Serwer tha se nuk ka pasur qasje simetrike nga SHBA-ja në raport mes Kosovës e Serbisë.

Lidhur me Asociacionin, Serwer tha se vetëm njohja formale do ta bënte plotësisht të vlefshme edhe në veri edhe në jug  të lumit Ibër.

Ndërkaq për draftin e Asociacionit të përpiluar nga BE, i mbështetur edhe nga SHBA-ja, Serwer tha se çdo gjë varet nga implementimi, jo aq nga fjalët që thuhen në dokument.

“Do të duhej të vendosej një garanci nga evropianët dhe amerikanët që Kushtetuta e Kosovës të vlente dhe të zbatohej dhe të qartësohet nëse Kushtetuta e Kosovës rezistohet nga serbët”, tha ai.

Server tha se përpjekja e administratës Biden është për ta përafruar Serbinë drejt Perëndimit ka qenë gabim. “Do të duhej të rivendosin një qasje shumë më të ashpër ndaj Beogradit”, shtoi ai.

Duke folur për mundësinë e ardhjes në pushtet e administratës Trump, Serwer tha se do të shkaktohej krizë në Ballkanin Perëndimor, sepse, sipas tij, do të sillte krizë në Ballkanin Perëndimor.

“Administrata Trump do të sillte krizë në Ballkanin Perëndimor, sepse ka etnonacionalistë dhe e dimë mirë nga ish-administrata Trump që ajo që kanë dashur të bëjnë në Kosovë, ka qenë ndarja. Kanë dashur që ta ndajnë Kosovën”, tha Serwer, teksa u shpreh skeptik nëse do të ndahej edhe Serbia, që Lugina e Preshevës t’i bashkohej Kosovës.

“Çfarëdo lloj lëvizjeje e kufijve në Ballkan, me të gjitha këto diferenca, do të shkaktonte destabilizimi madhor”, tha Serwer, derisa shtoi se e njëjta gjë do të provohej edhe në Bosnjë e Hercegovinë, pastaj në Maqedoni, por edhe në Mal të Zi.

Ai tha se Grenelli ka bërë të qartë se do ta bëjë të njëjtën veprim sikurse më përpara, nëse vendoset në pozitën që ka qenë.

Gjithashtu lexoni:

Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes

Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?

Kosova News 02/07/2024 02/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Protesta në Tiranë zhvendoset para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, protestuesit thirrje jashtë godinave: UÇK, UÇK
23:21 -09/08/2026
Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
23:13 -09/08/2026
Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes
23:10 -09/08/2026
Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik
23:06 -09/08/2026
Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër
23:00 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?