KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sërish në bankën e të akuzuarit ulet Milaim Zeka, përballet me akuzën për kërcënim
Siguri

Sërish në bankën e të akuzuarit ulet Milaim Zeka, përballet me akuzën për kërcënim

Kosova News
Kosova News 11:19 -14/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në bankën e të akuzuarit është ulur sërish Milaim Zeka i akuzuar për kanosje.

Ish-deputeti Milaim Zeka para Gjykatës së Prishtinës u deklarua i pafajshëm duke e konsideruar aktakuzën e prokurorisë si politike.

“Kjo është një aktakuzë puro politike të cilën unë gjatë seancave të ardhshme do ta dëshmojë me dokumente e dëshmitarë, sepse unë kurrë nuk e kam përmend emrin e prokurorit Afrim Shefkiu në emision”, tha Zeka.

Milaim Zeka akuzohet se në vitin 2018 e ka kanosur prokurorin e Prokurorisë Speciale Afrim Shefkiu në televizionin T7, ngase Shefkiu i kishte ngritur atij aktakuzë për të cilën ishte caktuar seanca fillestare në gjykatë.

- Reklamë -

Sipas aktakuzës, Zeka e kishte kanosur prokurorin me fjalët “unë do ta ndjekë këtë prokurorin tim, me gjyqe, me kanun dhe privatisht”.

Milaim Zeka ishte arrestuar në shtator të vitit 2018. Ndaj deklaratave të Zekës në atë kohë, kishte reaguar edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron të gjithë se këto kërcënime janë duke u trajtuar seriozisht dhe në nivelin e urgjencës, të cilën e meritojnë”, thuhej në reagimin e atëhershëm të KPK-së.

Ndërsa në një bisedë për kallxo.com, Zeka kishte përsëritur këtë kërcënim nda prokurorit Afrim Shefkiu, madje kishte përmendur edhe kryeprokurorin e atëhershëm, Aleksandër Lumezin dhe presidentin Hashim Thaçi.

“Prokurori Afrim Shefkiu së bashku me Aleksandër Lumezin mua më kanë kërcënuar ma kanë vu jetën në rrezik dhe të familjes sime duke ia dhënë “…”(një media në Kosovë) një audio incizimet fotografitë private, gjërat private që më kanë rrezikuar jetën dhe kam marrë 100 kërcënime nga banditë të rrezikshëm anekënd Kosovës. Juridikisht penalisht, privatisht dhe me kanun deri në vdekje do t’i ndjek, Afrim Shefkiun, Aleksandër Lumezin dhe Hashim Thaçin”, kishte thënë Zeka me 25 shtator të 2018.

Gjithashtu lexoni:

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

Kosova News 14/10/2022 14/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?