KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbisë po i pengon edhe zëvendësimi i policëve të Kosovës në veri
Politikë

Serbisë po i pengon edhe zëvendësimi i policëve të Kosovës në veri

Kosova News
Kosova News 13:58 -25/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas dy javë bllokimi në veri të vendit, shkaku i barrikadave të vendosura nga serbët lokalë, pjesëtarët e Policisë së Kosovës që mbetën në Leposaviq, janë zëvendësuar me të tjerë.

Kjo është bërë të shtunën në mbrëmje. Lajmin e konfirmoi Imer Zeqiri nga Sindikata e Policisë së Kosovës, sipas të cilit, në përgjithësi gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.

Për gjithë këto ditë, policët e mbetur në veri, kanë konsumuar ushqim  të konservuar dhe nuk kanë pasur mundësi të pastrohen apo të ndërrojnë rrobat.

Sidoqoftë, zëvendësimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, nuk u ka pëlqyer zyrtarëve të shtetit të Serbisë.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se Policia e Kosovës ka hyrë mbrëmë në Leposaviq dhe me ndihmën e KFOR-it ka ndërruar personelin në stacionin policor të Leposaviqit.

Ai ka deklaruar për mediat serbe se të dielën në mëngjes, ka marrë informatën se “një pjesë e policisë speciale është transferuar nga baza e Ferizajt për në Mitrovicë”.

Sipas tij, bëhet fjalë për një grup prej 35 policësh.

“Zëvendësimi nuk është një fakt që është i këndshëm për ne, por duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë”, tha Vuçeviq.

Sot dita e 16-të e barrikadave në veri, prezencë e shtuar e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

Përndryshe, rrugët magjistrale Mitrovicë-Jarinjë dhe Mitrovicë-Bërnjak, vazhdojnë të mbesin të bllokuara nga barrikadat e vendosura nga serbët, që kundërshtojnë arrestimin e ish policit Dejan Pantiq.

Ky i fundit dyshohet për demolim të zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut dhe hedhjen e shok -bombave.

Ndërkohë, një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti deklaroi se bllokimi i rrugëve të veri të vendit do të marrë zgjidhje pas festës së Krishtlindjes.

Diplomati gjerman, Ischinger i reagon Bërnabiqit: Nuk zgjidhen problemet duke nxitur dhunë

Gjithashtu lexoni:

Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna

Të shtëna me armë në Prishtinë

Zyrtarë policorë ia shpëtojnë jetën një personi

Arsim Ademi, kandidat i VV-së për kryetar të Vitisë

Policia do të shtojë masat e sigurisë gjatë manifestimeve të “Vidovdanit”

Kosova News 25/12/2022 25/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna
21:55 -27/06/2025
Të shtëna me armë në Prishtinë
21:18 -27/06/2025
Trump: Mund të bombardojmë përsëri Iranin
21:16 -27/06/2025
Raphinha befason me deklaratën për transferimin e mundshëm të Williams tek Barcelona
20:58 -27/06/2025
Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshje paqeje në një ‘pikë kthese’ pas viteve të luftës
20:32 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?