KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbia vazhdon me përjashtimin e shqiptarëve
Lajme

Serbia vazhdon me përjashtimin e shqiptarëve

Kosova News
Kosova News 10:51 -13/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, ka reaguar lidhur me votimin e anëtarëve të Këshillit të Rregullatorit për Mediat Elektronike (REM) në Kuvendin e Serbisë, duke theksuar se shqiptarët janë përjashtuar padrejtësisht nga ky proces.

Ai tha se në seancën e Kuvendit të Serbisë, u votua për përbërjen e re të REM-it, ku u zgjodhën tetë anëtarë nga propozimet e institucioneve dhe shoqatave serbe. Megjithatë tha se asnjë nga kandidatët e propozuar nga këshillat kombëtare të pakicave kombëtare, përfshirë shqiptarët, nuk mori mbështetjen e nevojshme për t’u bërë pjesë e këtij organi.

Sipas Rexhepit, kjo është një dëshmi e qartë e qasjes diskriminuese të qeverisë serbe ndaj pakicave kombëtare.

“Kjo është një dëshmi e qartë se për qeverinë aktuale ksenofobe, as shqiptari, as boshnjaku nuk janë të pranueshëm. Votimi i sotëm tregon mungesë vullneti për përfaqësim të barabartë dhe shkelje të frymës së ligjit për Këshillat Kombëtare të Pakicave,” ka deklaruar ai.

Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka theksuar se REM mbetet një nga institucionet më të politizuara në Serbi, i cili në vend që të garantojë lirinë e mediave, është shndërruar në instrument kontrolli dhe ndikimi qeveritar. Ai ka shtuar se mediat e mbikëqyrura nga ky institucion shpesh portretizojnë shqiptarët në mënyrë negative, ndërsa gjuha e urrejtjes ndaj pakicave mbetet pa ndëshkim.

“Përjashtimi i përfaqësuesve të pakicave nga REM do të thotë heshtje e qëllimshme ndaj diskriminimit mediatik dhe pamundësi që zëri i pakicave të dëgjohet në një organ që duhet të garantojë pluralizmin dhe barazinë në hapësirën mediatike,”  ka theksuar Rexhepi.

Në përfundim, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka dënuar ashpër këtë praktikë përjashtuese.

Gjithashtu lexoni:

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Kosova News 13/11/2025 13/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?