KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbia i kërkon KE-së t’i heqë vizat edhe për serbët e Kosovës
Rajon

Serbia i kërkon KE-së t’i heqë vizat edhe për serbët e Kosovës

Kosova News
Kosova News 22:01 -22/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pasi Parlamenti Evropian miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën, serbët nga Kosova që kanë pasaporta serbe nuk do ta gëzojnë këtë të drejtë dhe aktualisht janë grupi i vetëm në Evropë për të cilin ende vlen ndalimi i udhëtimit pa viza.

Për këtë arsye, Serbia i ka kërkuar Komisionit Evropian shfuqizimin e vendimit për detyrimin për vizë për serbët e Kosovës, të cilët kanë pasaporta të lëshuara nga Administrata Koordinuese në Beograd, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, ka thënë për “Kosova Onllajn” Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.

Sipas MPJ-së serbe, “përfaqësuesit diplomatikë dhe të tjerë të Serbisë janë në kontakt të rregullt me ​​përfaqësuesit e Komisionit Evropian në lidhje me dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga Administrata Koordinuese për qytetarët që banojnë në Kosovë”.

Kjo ministri ka thënë po ashtu se pas vendimit të institucioneve të BE-së për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, institucionet e Serbisë kanë nisur diskutime të intensifikuara me Komisionin Evropian lidhur me dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga Administrata Koordinuese.

“Qëndrimi i Republikës së Serbisë për këtë çështje është mjaft i qartë – qytetarët që janë bartës të dokumenteve të udhëtimit të lartpërmendura nuk mund dhe nuk guxojnë të diskriminohen dhe detyrimi për të pasur vizë për udhëtim në BE duhet të hiqet”, thotë MPJ-ja serbe, sipas “Kosova Onllajn”.

Më tej, kjo ministri thekson se “në kuptimin formal, procedura e vendimmarrjes për këto dokumente udhëtimi nuk lidhet drejtpërdrejt me liberalizimin e regjimit të vizave për Kosovën”, shkruan Kosova Online.

“Institucionet e BE-së duhet të marrin një vendim të veçantë dhe të ndryshojnë Rregulloren ekzistuese, e cila i referohet Republikës së Serbisë. Ne presim, siç u është përcjellë përfaqësuesve të Komisionit Evropian, që vendimi për detyrimin për të pasur vizë për këtë kategori, të shfuqizohet”, ka thënë ministria e Jashtme e Serbisë, sipas “Kosova Onllajn”.

Kujtojmë se javën që po e lëmë pas, Parlamenti Evropian mori vendimin final për heqjen e kërkesës për viza gjatë udhëtimeve të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen.

Institucionet e BE-së kanë qenë të qartë për sa i përket qytetarëve serbë të Kosovës që posedojnë pasaporta të Serbisë. Për ta, liberalizimi nuk vlen.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pas ceremonisë së nënshkrimit të vendimit për heqjen e vizave të mërkurën në Strasburg, u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës që të pajisen me pasaporta të shtetit të Kosovës në mënyrë që të gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza.

Të dhënat zyrtare për tre muajt e parë të vitit 2023 tregojnë se numri i qytetarëve serbë nga pjesa veriore e Kosovës, të cilët po pajisen me pasaportë të Kosovës, është në rritje, sipas REL.

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 22/04/2023 22/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?