KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbia e ndëshkon menjëherë Kroacinë për moslejimin e vizitës së Vuçiqit
Rajon

Serbia e ndëshkon menjëherë Kroacinë për moslejimin e vizitës së Vuçiqit

Kosova News
Kosova News 13:23 -17/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi se nga 17 korriku, të gjithë zyrtarët kroatë do të vendosen nën një regjim të veçantë kontrolli.

“Nga sot, të gjithë zyrtarët e shtetit kroat, të gjithë poseduesit e pasaportave zyrtare apo diplomatike do të duhet të shpallin dhe arsyetojnë veçmas vizitën apo kalimin e tyre nëpër Serbi dhe do të vendosen nën një regjim të veçantë kontrolli”, tha Vulin.

Kjo deklaratë erdhi pasi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dëshironte të vizitonte sot privatisht Jasenovacin, por se e shtyu vizitën “për hir të marrëdhënieve të mira” ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë.

Bërnabiq gjatë një interviste për TV Pink, në lidhje me shkrimin e gazetës kroate Jutarnji List se Qeveria kroate nuk do ta lejojë Vuçiqin të vizitojë privatisht Jasenovac sot, tha se veprimi i autoriteteve kroate është “skandali më i madh në historinë moderne të Serbisë dhe Kroacisë”.

Jasenovaci ishte një kamp përqendrimi në fshatin me po të njëjtin emër në Kroaci gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky ishte një prej dhjetë kampeve më të mëdha të përqendrimit në Evropë dhe ishte themeluar dhe operuar nga regjimi i Ustashëve, bashkëpunëtorëve të nazistëve.

“Nuk është e qartë për mua nëse atij i ndalohet të vizitojë Kroacinë apo Jasenovacin, kështu që ai mund të shkojë kudo, por jo në Jasenovac, që për mendimin tim është një precedent i jashtëzakonshëm”, tha Bërnabiq, duke shtuar se është “shkelje brutale e lirisë së lëvizjes”.

Gazeta Jutarnji list bëri të ditur se Vuçiq kishte planifikuar të vizitonte privatisht Jasenovacin dhe Pakracin, por autoritetet kroate nuk i kanë dhënë leje që të vizitojë këto lokacione.

Siç raportohet, pa njoftim zyrtar për autoritetet kroate, pa koordinim me ambasadën, Vuçiq ka dashur që ta kalojë kufirin nga Bosnja dhe Hercegovina, gjegjësisht Republika Sërpska dhe të mbërrijë në Jasenovac rreth orës 11:00 dhe më pas në Pakrac rreth orës 14:00.

Bërnabiq tha se Qeveria serbe do të dalë me qëndrim zyrtar lidhur me atë se çfarë do të ndodhë me këtë çështje dhe theksoi se Serbia dëshiron normalizimin e marrëdhënieve me Kroacinë, porse duhet të mbështetet në respektiminn e viktimave serbe.

Ministri i Brendshëm, Aleksandar Vulin, ka bërë të ditur se do të zbatohet një regjim i posaçëm për zyrtarët kroatë derisa ai të jetë ministër i Brendshëm, “ose derisa Kroacia të fillojë të sillet” sikurse nuk është më Shteti i Pavarur i Kroacisë, që qeverisej nga ustashët./rel

Gjithashtu lexoni:

BE debaton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

Pavarësia e ShBA-së, Begaj: Të bashkuar ndaj vlerave demokratike

Qytetarët serbë njohin policen që keqtrajtoi studenten në Fakultetin Juridik, shikoni si u prit nga turma para stacionit në Beograd

SPAK dhe italianët godasin grupin e Suel Çelës, sekuestrohen rreth 4 milionë euro pasuri

Kosova News 17/07/2022 17/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Selimi pas kërcënimit me bombë: Serbia synon ta mbajë Kosovën në krizë të vazhdueshme
14:14 -05/07/2025
Vetaksident në autostradën Ferizaj-Prishtinë, lëndohen tre persona
13:46 -05/07/2025
MPB apel qytetarëve: Mos ndezni zjarr, rrezik për jetën dhe natyrën
13:11 -05/07/2025
Shtyrja pas alarmit për bombë, seanca konstituive do të mbahet sonte
12:54 -05/07/2025
​Ngritja e aktakuzës, Damka e mohon se ka keqpërdorur buxhetin e shtetit
12:42 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?