KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbi i akuzuar për fyerjen e UÇK-së, e pranon fajësinë
Siguri

Serbi i akuzuar për fyerjen e UÇK-së, e pranon fajësinë

Kosova News
Kosova News 13:33 -29/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në seancën fillestare të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari Sasha Zlatkoviq ka pranuar fajësinë lidhur me akuzën se nxori në rrjete sociale një videoxhirim ku fyhej logoja e UÇK-së dhe nënat shqiptare.

“Ndihem fajtor dhe unë e kam pranuar menjëherë fajin tim, nuk ka qenë e qëllimshme nuk është dashur të ndodh kështu, por ka dal qysh ka dal dhe në fund pendohem për këtë që ka ndodhur”, tha i akuzuari Zlatkoviq.

Një deklarim të tillë, i akuzuari e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurorja speciale Fikrije Krasniqi-Fejzullahu.

“Duke pasur parasysh faktin që i pandehuri që nga fillimi i kësaj procedure penale e ka pranuar fajësinë dhe se i njëjti ka pasur vazhdimisht mbrojtje profesionale dhe mundësi konsultimi me të në njërën anë, e në anën tjetër edhe ky pranim fajësie përputhet edhe me provat tjera materiale që gjenden në shkresat e lëndës, Prokuroria mendon që gjykata duhet të merr aktvendim mbi pranimin e fajësisë sepse i njëjti është i vullnetar dhe pa as njëlloj presioni”, tha prokurorja Krasniqi-Fejzullahu.

Më pas, gjykatësi i rastit Kushtrim Shyti mori aktvendim me të cilin u aprovua pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit, pasi që sipas tij janë përmbushur kushtet ligjore për një pranim të tillë.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 16 gusht 2024, ka ngritur aktakuzë kundër Sasha Zlatkoviq, i cili akuzohet se me dashje ka nxitë, përhap publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim në mes grupeve kombëtare, shkruan Betimi për Drejtësi.

Sipas aktakuzës, këto veprime i njëjti i ka bërë më 26 korrik 2024, në Deçan, derisa ai ishte duke lëvizur me veturën e tij të markës “Polo” dhe nga vetura e tij ka realizuar një video-incizim me telefon një veture para tij e tipit “Golf 3”, e cila prapa kishte të vendosur emblemën e UÇK-së, e më pas i njëjti iu kishte drejtuar me fjalët në gjuhën serbe (përkthyer shqip: “Shikoni se si terroristët e UÇK-së vozisin nëpër Deçan, njeriu ka stemën e UÇK-së, sikur me mbajt stemën e Zvezdës e Partizanit, jav q*** nënën shqiptarëve e stërvinave, e ishalla e godet dikush nga mbrapa”.

E këtë video-incizim, aktakuza thotë se e ka publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social “Tik-Tok”. Me këto veprime, Zlatkoviq akuzohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.  
 

Gjithashtu lexoni:

KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve

I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Podujeva shënon Ditën e Çlirimit

Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës

Kosova News 29/08/2024 29/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Administrata publike duhet të jetë urë mes qytetarit dhe të drejtave të tij
12:19 -19/06/2026
KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve
11:44 -19/06/2026
Gërvalla porosi opozitës: Hiqni dorë nga kushtëzimet, ato janë parakusht i keq për negociata
11:28 -19/06/2026
Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare
11:18 -19/06/2026
Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve
11:02 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?