KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbët nesër do të protestojnë në Mitrovicë të Veriut kundër hapjes së Urës së Ibrit
Siguri

Serbët nesër do të protestojnë në Mitrovicë të Veriut kundër hapjes së Urës së Ibrit

Kosova News
Kosova News 23:02 -06/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Mitrovicë të Veriut është paralajmëruar një protestë nga komuniteti serb, e cila kundërshton hapjen e Urës së Ibrit.

Zv.drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se për këtë protestë është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Protesta është paralajmëruar të fillojë në orën 11:00 dhe është përshkruar nga mediat serbe si një “protestë paqësore dhe demokratike” kundër hapjes së Urës së Ibrit.

Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka përsëritur të martën se çdo vendim për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

KFOR-i ka deklaruar se nuk do të hezitojë të trajtojë çdo zhvillim që mund të ndikojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal, në përputhje me mandatin e Kombeve të Bashkuara.

Ky reagim i KFOR-it vjen pas një vizite të zyrtarëve të Kosovës në atë zonë, të cilët insistojnë se ura mbi Ibër duhet të hapet.

Qeveria e Kosovës thekson se liria e lëvizjes duhet të sigurohet në të gjithë territorin e vendit, ndërsa Serbia e konsideron hapjen e urës si “provokim.”

Vendet e QUINT-it (Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Italia) kanë bërë të ditur ditë më parë se nuk e mbështesin hapjen e urës në këtë kohë.

Pavarësisht kësaj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka insistuar që ura duhet të hapet dhe se kjo nuk është kundër askujt. 

Gjithashtu lexoni:

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve

Kosova News 06/08/2024 06/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?