KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbët në veri, me ankesa për Elektroseverin
Lajme

Serbët në veri, me ankesa për Elektroseverin

KosovaNewss
KosovaNewss 22:21 -02/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Qytetarët serbë në komunën e Zveçanit kanë thënë se faturat e energjisë elektrike u kanë ardhur më të larta se muajin e kaluar, por të njëjtit kanë deklaruar se duhet të paguhet energjia e shpenzuar. E kryesuesi i kuvendit komunal të Mitrovicës së veriut, Nexhat Ugljanin, deklaroi për Tëvë1 se në lagjen e tij, 50% të qytetareve serb nuk u janë regjistruar njehsorët.

Kjo është fatura e muajit mars të cilën qytetarët serb e pranuan.

Në katër komunat veriore, tashmë kompania serbe Elektrosever, ka filluar të lëshoj faturat e rregullta pas atyre “paushall”.

Por, banorët e komuës së Zveçanit thonë se po brengosen nga tarifat për shpenzim të energjisë elektrike, thonë se janë të larta.

Andaj ata po kërkojnë që orëmatësit të ndërrohen.

“Faturat për rrymë janë shumë të larta nga çfarë dëgjoj prej qytetarëve, duhet të ndërrohen orëmatësit, që gjithçka të rregullohet, paushalli të jetë i vogël në fillim, e pastaj kur të rregullohet, gjitha përafrimet e orëmatësve të bëhet sipas shpenzimeve të rrymës. Të jetë ky çmim, dhe nuk ka problem.”, tha një qytetare.

“Jo, jo. Jo, më pak harxhojmë. Kam shpenzuar 5 metra drunj dimrit, dhe më ka ardhur fatura e lartë. Janë përgjegjësit për këtë që duhet të vendosin, jo ne. Neve qytetarëve të thjeshtë, askush nuk na pyet. As juve, as neve, mendoj pavarësisht kombësisë. Tjerët vendosin për këtë.”, u shpreh një qytetare.

Megjthatë, pagesën e energjisë së shpenzuar e konsiderojnë normale.

“Kanë vendosur pak më shumë në fatura, por rryma duhet të paguhet, është normale. Është normale.”, deklaroi një qytetare.

E kryesuesi i kuvendit komunal të Mitrovicës së veriut, Nexhat Ugljanin, deklaroi për Tëvë1 se në lagjen e tij, 50% të qytetareve serb nuk u janë regjistruar njëhsorët.

“ Serbët po ankohen për që janë ardhë faturat që kanë ardhë nga elelktrosever se janë anormale, sepse këtu në lagje tek ne 50% të banorëve ende nuk janë regjistruar edhe nuk kanë qenë të vizituar nga kompania elektrosever për ti marrë regjistrimet”, theksoi nënkryetari i Kucvendit Komunal në Mitrovicën e veriut, Nexhat Ugljanin.

Analisti serb nga veriu i Kosovës, Branislav Krstiq, thotë se vendimi për pagesën e energjisë elektrike në katër komunat veriore është marrë me nguti.

“unë dua me punëtorin së bashku, me regjistruar deri ku jam, edhe me kontrollua sa jam duke harxhuar, që do të thotë, për çdo vendim në veri të vendit ne jemi tepër të shpejt”, tha analisti Branislav Krstiq.

Televizioni ka dërguar pyetje në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, nëse të njëjtit janë duke e monitoruar kompaninë elektrosever në shpërndarjen e faturave për qytetarët serbë, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje gjatë ditës.

Më 21 qershor të këtij viti, Kosova dhe Serbia nënshkruan Udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë, që ishte arritur më 2013 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Kurse, më 24 qershor, kompania serbe Elektrosever, ishte licencuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE), për furnizimin me rrymë të qytetarëve të katër komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, si dhe për faturimin e tyre./Tëve1

Gjithashtu lexoni:

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare

Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim i rëndë

Rrokulliset traktori në Ruboc, një person mbetet i vdekur

Kurti nderon Ukshin Hotin në 83-vjetorin e lindjes

KosovaNewss 02/04/2024 02/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Granit Xhaka reagon ndaj kritikave
19:41 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?