KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbët e veriut të painformuar rreth marrëveshjes për energjinë, por pajtohen ta paguajnë rrymën
Politikë

Serbët e veriut të painformuar rreth marrëveshjes për energjinë, por pajtohen ta paguajnë rrymën

Kosova News
Kosova News 12:20 -25/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qytetarët serbë të katër komunave veriore të vendit, nuk janë të informuar rreth marrëveshjes për energjinë midis KEDS-it dhe Elektroseverit, e cila do të mundësojë inkasimin e rrymës së shpenzuar nga ana e tyre.

Ndonëse nuk i dinë detajet e kësaj marrëveshjeje, ata, gjatë një bashkëbisedimi për KosovaPress, bëjnë të ditur se duhet të fillojnë të paguajnë për rrymën që e shpenzojnë.

Momir Mijoviq, qytetar nga veriu i Mitrovicës, thotë se nuk di asgjë për pikat e marrëveshjes rreth energjisë, midis KEDS-it dhe Elektrosever-it, por që është i gatshëm ta paguaj rrymën e shpenzuar.

“Çka t’iu them, nuk di asgjë t’iu sqaroj… Nëse bëhet për të paguar, do ta paguajmë”, tha ai.

Edhe Sllavica Jankoviq, një qytetare tjetër nga veriu i këtij qyteti, ka pranuar se nuk është e informuar për marrëveshjen.

Ajo tha se nëse duhet ta paguaj rrymën, do ta bëjë.

“Asgjë nuk jam e informuar (për marrëveshjen midis KEDS-it dhe Elektrosever), as nuk kam dëgjuar… Kur duhet të paguajmë, duhet. I gjallë në varr askush nuk shkon, vetëm kur duhet”, tha ajo.

Në anën tjetër, analisti Branisllav Kërstiq, theksoi se qytetarët serbë të veriut janë të habitur për faktin se kryetari serb, Aleksandar Vuçiq bëhet sikur nuk është në dijeni për marrëveshjen, ndërsa siç tha ai, vetë kabineti i tij, ka sugjeruar që Kompania Elektrosever të nënshkruajë këtë marrëveshje me KEDS-in.

“Qytetarët e veriut janë të habitur. Ne kemi një marrëveshje të nënshkruar midis Elektrosever dhe KEDS-it, por të nesërmen kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dalë me deklaratë ku thotë se kabineti i tij do ta analizojë këtë marrëveshje. Shfaqje e lojës, sepse kabineti i kryetarit në fakt ka sugjeruar vetë tek krerët e Elektroseverit që ta nënshkruajnë atë marrëveshje, sepse ky është obligim dhe përgjegjësi e Serbisë sipas marrëveshjes së Brukselit… Shtetasit e Kosovës nga veriu nuk janë vetëm serbët, sepse kemi 15 përqind shqiptarë, afër 5 përqind boshnjakë, të cilët janë të gatshëm për pagesë. E kanë kuptuar se rryma nuk vjen nga Zoti…

Jam i sigurt se edhe në veri vjen koha që të gjithë ta paguajnë rrymën. Deri tani kemi pasur një shërbim jo korrekt, me amplitude serioze dhe me kualitetin e rrymës, ne kemi humbur shumë gjëra teknike brenda banesave dhe shtëpive. Tani nëse kemi një kontratë tjetër dhe me një operator më serioz, mendoj se me paratë të cilat i kemi shpenzuar për riparimin e pajisjeve, tani do ta paguajmë rrymën”, tha ai për Kosovapress.

Sipas tij, Beogradi historikisht gjithmonë ka tradhtuar serbët, fillimisht në Kroaci, e tash edhe në Kosovë.

Ndryshe, nga viti 1999 deri më 2017, borxhin e energjisë për veriun e kanë paguar qytetarët e komunave tjera të vendit. Faturat e tyre kanë qenë më të larta për 3.5 përqind. Megjithatë, pas ankesave të shumta, Gjykata e Apelit në Kosovë ka vendosur në fund të vitit 2017 për pezullimin e kësaj praktike, duke konstatuar se është e paligjshme.

Ky vendim më vonë është konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe pagesa ka kaluar te Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT), sipas të cilit është bërë e ditur se humbjet nga mos pagesa e rrymës në veri kanë arritur shumën prej 40 milionë eurosh vetëm në vitin 2021.

Gjithashtu lexoni:

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

Kosova News 25/12/2023 25/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+
20:14 -14/07/2026
Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit
19:51 -14/07/2026
Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor
19:39 -14/07/2026
Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje
19:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?