KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbët çohen një natë para takimit në Ohër, thonë se “Kosova është Serbi” e “Serbia është Rusi”
Rajon

Serbët çohen një natë para takimit në Ohër, thonë se “Kosova është Serbi” e “Serbia është Rusi”

Kosova News
Kosova News 21:16 -17/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Me  sloganin “Jo kapitullimit” dhe thirrjet “Kosova është Serbi”, sonte (17 mars) në Beograd u mbajt protesta kundër propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Një grup personash të maskuar, disa prej të cilëve kishin të veshura rroba me simbole të formacionit paramilitar rus, Wagner, mbajtën një mbishkrim ku thuhej: “Populli dhe kisha në mbrojtje të shtetit, kundër tradhtisë, kjo është zgjidhja e vetme”.

Protesta u mbajt një ditë para se kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të diskutuar për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Disa mijëra persona, me ftesë të partive parlamentare të krahut të djathtë, u mblodhën para Kishës Shën Sava, prej ku vazhduan marshin drejt Presidencës së Serbisë.

Protestuesit brohoritën slogane të ndryshme sikurse “Ne nuk do ta japim Kosovën, “Kosova është Serbi” teksa folësit iu adresuan turmës para monumentit të Carit rus Nikolla II, që gjendet përballë ndërtesës së Presidencës serbe.

Protestuesit po ashtu brohoritën “Serbia, Rusia, nuk na duhet blloku evropian” dhe “Serbia, Rusia”.

Protesta u thirr nga partitë djathtiste parlamentare, Dverni, Zavetnici dhe koalicioni NADA.

Protestuesit valëvitën flamuj të Serbisë dhe brohoritën slogane kundër Bashkimit Evropian dhe thanë se “Asociacioni i komunave me shumicë serbe është farsë”. Ata po ashtu kënduan këtë nacionaliste lidhur me Kosovën.

Kërkesa kryesore e protestuesve ishte refuzimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sot, ne kemi një mesazh të vetëm, për të mbrojtur atdheun, pa simbole partiake, të gjithë janë të mirëseardhur”, tha Milica Gjurgjeviq-Stamenkovsi, kryetare e partisë djathtiste “Zavetnici”, raporton REL.

Protestuesit po ashtu kanë kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të japë dorëheqje dhe të mbahen zgjedhje në të gjitha nivelet e pushtetit.

Grupet parlamentare të krahut të djathtë kanë 34 nga 250 ulëse në Parlamentin serb.

Përfaqësuesit e këtyre partive kanë argumentuar se propozimi evropian është ultimatum që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Këto parti po ashtu kanë raporte të ngushta me Rusinë dhe muajt e fundit, përfaqësuesit e partive djathtiste kanë vizituar Moskën.

Propozimi evropian, që Kosova dhe Serbia e pranuan më 27 shkurt, shihet si një marrëveshje e përkohshme e cila do të çojë në atë përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse nuk e parasheh njohjen reciproke, diplomatët perëndimorë thonë se është marrëveshja më e mirë që aktualisht mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.

Propozimi përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Serbia insiston që Prishtina të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërkaq Kosova kërkon që marrëveshja përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve ka nisur më 2011. Bashkimi Evropian e ndërmjetëson këtë proces, ndërkaq Shtetet e Bashkuara, ndonëse nuk janë palë e dialogut, e mbështesin atë.

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 17/03/2023 17/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?