KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Senatorja e ShBA-së uron ministrin Maqedonci për detyrën e re
Politikë

Senatorja e ShBA-së uron ministrin Maqedonci për detyrën e re

Kosova News
Kosova News 11:46 -07/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Senatorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joni K. Ernst ka uruar Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci për pozitën e tij të re si ministër.

Në letrën e urimit që e ka publikuar vetë Maqedonci, senatorja amerikane kujton kohën e tij në studime gjersa shprehet e bindur se Maqedonci do tregojë sukses në detyrën e  tij si Ministër i Mbrojtjes.

“Jashtëzakonisht i motivuar për punë që me mbështetjen e aleatëve tanë strategjik, veçanërisht, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, senatores Joni. K. Ernst, të vazhdojmë zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke i kontribuar kështu mbrojtjes dhe sigurisë së vendit, rajonit dhe më gjerë”, ka shkruar ministri Maqedonci.

Në vijim gjeni përmbajtjen e plotë të letrës uruese të senatores Ernst:

“I dashur Ministër Maqedonci,

Urime për emërimin tuaj si Ministër i Mbrojtjes!

Më vjen keq që nuk mund t’ua shpreh urimet e mija në person; megjithatë më lejoni t’ua bëj të ditur se jam vërtetë e lumtur për emërimin tuaj në pozitën më se të merituar.

E mbaj mend me mall, kohën kur në vitin 2011, ju keni ardhë në Iowa për të marr pjesë në Programin e Partneritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare me Kosovën. Ka qenë një përvojë domethënëse të shoqëroj grupin tuaj përgjatë Qendrës Operative të Emergjencave dhe zonave të përmbytura në jugperëndim të Iowas.

Jam e bindur se do të vazhdoni të shkëlqeni në detyrën tuaj të re dhe me përkushtim t’i shërbeni popullit të Kosovës.

Edhe njëherë, ju lutem pranoni urimet e mija të sinqerta me rastin e emërimit tuaj”, thuhet në letër.

Gjithashtu lexoni:

Komandanti i KFOR-it: NATO-ja vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë, në përputhje me mandatin e saj afatgjatë të OKB-së

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kosova News 07/09/2023 07/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit
22:51 -02/08/2026
Haxhiu: Dyshimet për një varrezë të dytë masive, rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe dëshmi se drejtësia ende nuk është përmbushur
22:23 -02/08/2026
Zbulohet një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore
21:18 -02/08/2026
Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë
19:59 -02/08/2026
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve
19:54 -02/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?