KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sëmundja me karakter kolektiv e shoqërisë sonë
Opinion

Sëmundja me karakter kolektiv e shoqërisë sonë

Kosova News
Kosova News 11:37 -31/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Opinion nga Dr. Ylli H. Mehmeti

Ka shumë gjëra që ia faturojmë politikës, qeverisë apo liderëve të rradhës. Është bërë e

zakonshme të thuhet se gjithçka është faj i sistemit. Por në këtë vorbull pakush guxon të ndalet

dhe të shikojë me thellë – jo nëpër ministri, por në pasqyrë.

Sepse problemi ynë, sado të mundohemi ta fshehim pas flamujve, partive dhe krizave të

përkohshme, nuk nis dhe nuk mbaron me qeverisjen. Ai ka rrënjë shumë më të thella I ka në

karakterin individual dhe në strukturën psikologjike të shoqërisë sonë.

Ne jemi një popull që, në vend se të ngazëllehemi për suksesin e tjetrit, shumë shpesh mërzitemi.

Kemi ndërtuar një klimë kulturore ku përparimi i dikujt tjetër përjetohet si humbje personale.

Talenti, përkushtimi apo dijet e tjetrit nuk na frymëzojnë – na irritojnë.

Që të mos ngatërrohemi: kjo nuk është vetëm mungesë e mbështetjes. Është strukturë

karakteriale. Është ai “inat” i heshtur që kultivohet që në fëmijëri, kur një fëmijë “qortohet” apo

“ndeshkohët” pse është më i zoti se të tjerët, ose kur për një arritje apo sukses thuhet “E ka pasë

me ndihmë” apo “Diçka ka pasë pas shpinës”.

Kjo psikologji ka prodhuar një mosbesim të rrënjosur ndaj çdo vlere reale – arritje,

profesionalizëm apo meritë. Në vend të bashkëpunimit, kultivohet sabotimi. Në vend të

konkurrencës së ndershme, intrigat. Dhe si pasojë, në vend të zhvillimit – bllokimi kolektiv.

Mjafton të shohim një ilustrim të freskët: bllokimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e

kryetarit të ri të parlamentit. Në një shoqëri me ndjeshmëri institucionale dhe kulturë politike

funksionale, kjo do të ishte një çështje procedurale, e zgjidhur me dinjitet dhe efikasitet.

Por jo në rrethanat tona. Pse? Sepse edhe në politikë, si pasqyrë e shoqërisë, vendos inati, jo

arsyeja; rivaliteti personal, jo interesi publik. Zgjedhjet nuk bëhen sipas platformave ligjore apo

kapaciteteve institucionale, por sipas llogarive se kujt “mos me ja lanë me fitu”, “mos me u dukë

ai më i zoti”.

Këtu është rrënja e problemit tonë: në mosdurimin ndaj të mirës, në frikën nga aftësia, në

sabotimin e çdo procesi që nuk e kontrollojmë personalisht.

Për sa kohë të mos kemi guximin ta shikojmë këtë të vërtetë në sy, do të vazhdojmë të merremi

me pasojat, por jo me shkakun. Do të flasim për qeveri, por jo për vetëqeverisjen e karakterit tonë.

Do të kritikojmë politikën, por jo kulturën që e prodhon atë.

Sepse po, një shoqëri nuk ndërtohet me njerëz të cilët gëzohen kur tjetri dështon dhe frikësohen

kur ai arrin. Nuk ecet përpara me paranojë kolektive dhe xhelozi të trashëguar.

Zhvillimi kërkon respekt për dijen, vullnet për bashkëpunim dhe guxim për ta përmirësuar veten

më shumë sesa për ta rrënuar tjetrin.

Koha është që në vend të luftës për dominim, të fillojmë betejën për shërim të brendshëm – të

karakterit, të psikologjisë kolektive dhe të mënyrës si e shohim njëri-tjetrin.

Vetëm atëherë, ndoshta, do të mund të zgjedhim jo vetëm një kryetar kuvendi, por edhe një rrugë

më të ndritur për veten dhe fëmijët tanë.

Gjithashtu lexoni:

Ilir Babaramo: Shqiptarë të Kosovës, vërshoni në Tiranë!

Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme?

Kina po shton presionin mbi Tajvanin – mundësuar nga dobësia dhe lëkundjet e Trumpit

Balotazhi në Mitrovicë, provë e vetëdijes kombëtare dhe qytetare

Çfarë po ndodh me paratë e ngrira ruse dhe pse BE-ja nuk po ia jep dot Ukrainës?

Kosova News 31/07/2025 31/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
77%
1 km/h
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
31 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?