Policia e Kosovës ka njoftuar se ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e shitblerjes së substancave narkotike.
Në kuadër të këtij aktiviteti, një nga kontrollet është ndërmarrë sot rreth orës 09:00, në Lipjan.
“Mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, është kryer një kontroll ndaj një personi të dyshuar, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar sasi e substancës narkotike”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, ndaj personot të dyshuar K.Sh, (mashkull), është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge.