Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj dy veturave dhe disa të dyshuarve, ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj:
-Një revole të tipit TT, e kalibrit 7.62 mm,
-Një revole të tipit BERETTA, e kalibrit 7.65 mm,
-Një revole të tipit ZASTAVA, e kalibrit 9 mm,
-Njëzetekatër (24) copë fishek të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe
§ Një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marijuhana).
“Ndaj të dyshuarave në konsultim me prokurorin e shtetit, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike” dhe të njëjtit i ka proceduar më tej.” thuhet në njoftim.


