Policia e Kosovës gjatë një kontrolli në Janjevë të Lipjanit, me urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtine, ka gjetur dhe sekuestruar një sasi armësh, si dhe ka arrestuar një person.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar tri granata dore, një armë automatike AK-47, dy pistoleta, 120 fishekë të armës AK-47, kalibri 7.62 mm, 7 fishekë të pistoletës, kalibri 7.65 mm, dy karikatorë të armës AK-47 dhe dy karikatorë të pistoletës.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndaj tij është iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve.

Njoftimi i plotë:
Sekuestrohen armë dhe municion në Janjevë të Lipjanit, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Njësitet policore të Lipjanit, sot kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtine për urdhër-kontroll në një lokacion, lidhur me dyshimet e bazuara për posedim armësh.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar:
– Një armë automatike AK-47,
– dy pistoleta
– 120 fishekë të armës AK-47, cal. 7.62 mm,
-7 fishekë të pistoletës, cal. 7.65 mm,
– dy karikatorë të armës AK-47,
– dy karikatorë të pistoletës.
Nga ana e policisë është arrestuar një person i dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndaj tij është iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve.


