Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly sot është takuar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përpara Samitit të Procesit të Berlinit.
Kështu bëri të ditur vet sekretari britanik përmes një postimi në twitter, në të cilin tha se bashkë diskutuan për marrëdhëniet Kosovë-Serbi po ashtu dhe nevojën për guxim dhe kompromis për të mirën e dy vendve.
“Marrëdhëniet Britani-Kosovë janë të forta dhe të qëndrueshme”, shkroi në fund Cleverly.
Theksojmë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar për një vizitë në Britani të Madhe.
Today I met the Prime Minister of Kosovo, @albinkurti ahead of the Berlin Process Summit.
— James Cleverly?? (@JamesCleverly) October 31, 2022
We discussed the Kosovo-Serbia relationship and the need for courage and compromise to benefit people in both countries.
UK-Kosovo relations are strong and long-standing ???? pic.twitter.com/NDP6jEPpq5


