KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Sejdiu: Kosovës t’i hapen dyert për në NATO dhe Këshillin e Evropës
Politikë

​Sejdiu: Kosovës t’i hapen dyert për në NATO dhe Këshillin e Evropës

Jeton Sopa
Jeton Sopa 16:02 -11/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka deklaruar se duhet të krijohet një momentum i ri në rrafshin ndërkombëtar, i cili do të ishte në funksion të përmbylljes së temave të hapura. Sipas tij, Kosovës duhet t’i hapen dyert për anëtarësim në NATO dhe në Këshillin e Evropës, në mënyrë që të ruhet paqja dhe stabiliteti në Ballkan.

Në konferenca e Lidershipit në Ballkan“ Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”, të Federatës Universale të Paqes, ai tha se Bashkimi Evropian duhet të lëvizë më shpejtë drejt integrimit të Kosovës.

“Është momenti krucial për Bashkimin Evropian dhe formacionet e tjera evropiane dhe përtej, që të shtrijnë edhe ndihmën, edhe mbështetjen, edhe lëvizjen më shpejtë drejt integrimit të Kosovës në to. Nuk është problemi a do të jemi anëtarë të tyre për shkak se do të shpërthejë lufta, është çështja e një qasje produktive esenciale për inkorporimin e kësaj pjese të Evropës, meqë jemi edhe gjeografikisht në asociimin e saj apo integrimin e saj të plotë, sesa të lihet dhe të vihet në pikëpyetje ajo që sot e kemi në Ukrainë, u vonua Bashkimi Evropian me pranimin e Ukrainës apo jo, u nxitua konflikti në anën tjetër, që të mos ndodh një diçka e tillë që është jashtëzakonisht e rrezikshme sot për sot për popullin Ukrainës, por është e rrezikshëm edhe në pjesën e asaj çfarë pretendohet të nxirret dhe të përplaset nga ky konflikt”, tha ai.

Sejdiu shtoi sa se Kosova duhet të jetë në NATO, meqë sipas tij, vetëm në atë mënyrë do të mund të mbylleshin rrugët që janë të hapura nga ata të cilët nuk duan rend dhe paqe.

“Është imperativ i kohës që të krijohet një momentum i ri në rrafshin ndërkombëtar i cili do të ishte në funksion të përmbylljes së temave të hapura, dialogu që po stërzgjatet si pasojë e trajtimit të kujdesshëm që po u bëhet të pakujdesshmeve, atyre që përmes kërcënimit mbajtën gjallë idetë e miqësive të vjetra. Përveç se të udhës e shoh dhe të domosdoshëm që Kosova duhet tri hapen dyert në NATO dhe Këshillin e Evropës dhe çdo organizatë në këtë mënyrë do të ndihmoj edhe ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Ballkan”, tha Sejdiu.

Kjo konferencë organizohet nga Federata Universale e Paqes (UPF), në partneritet me Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, Washington Times Foundation, Shoqatën Ndërkombëtare të Mediave për Paqe (IMAP), dhe Shoqatën Ndërkombëtare të Rinisë dhe Studentëve për Paqe (IAYSP).

Gjithashtu lexoni:

NATO: Çdo vendim për rihapjen e urës mbi Ibër për veturat, t’i adresojë nevojat e të gjitha komuniteteve

Kurti pret kryetarin e Izmirit, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit Kosovë–Turqi

Hysnie Dema jep dorëheqje nga strukturat e Forumit të Gruas të LDK-së në Podujevë

Franca zgjedh ambasadorin e ri në Kosovë

Deputeti i LVV-së: Bisedimet me LDK-në po ecin mirë, jemi në rrugë të mbarë për presidentin

TAGGED: Fatmir sejdiu
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?