KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Seanca e radhës ndaj Krivaçës e Sejdiut do mbahet më 11 qershor
Siguri

Seanca e radhës ndaj Krivaçës e Sejdiut do mbahet më 11 qershor

Kosova News
Kosova News 19:05 -24/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Seanca e radhës ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut, të dënuar nga Themelorja për vrasjen e Marigona Osmanit do të mbahet më 11 qershor.

Kështu ka njoftuar avokati i ri i Krivaçës, Skender Musa.

Në seancën e cila pritet të mbahet më 11 qershor, avokati Musa ka thënë se do të ftohet që të dëshmojë një ekspert i mjekësisë ligjore dhe do të vendoset edhe për ekspertë të psikiatrisë.

Ndryshe, në seancën e rigjykimit të premten, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, të akuzuarit Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu janë deklaruar të pafajshëm për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit më 2021.

“Jo, nuk e pranoj, nuk e pranoj akuzën e prokurorit”- tha Krivaça lidhur me akuzën e Prokurorisë së Ferizajit e cila u konsiderua si e lexuar nga palët në procedurë.

Mohimin se i ka kryer veprat penale që i vihen në barrë, u deklarua edhe Arbër Sejdiu.

Krivaça më 04.08.2023 është dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale të vrasjes së rëndë, kurse Sejdiut i ishte rikualifikuar vepra penale nga Gjykata, nga vrasje e rëndë në bashkëkryerje, në veprën penale ndihmë në vrasjen e rëndë, duke e dënuar me 15 vite me burgim. Por Apeli rastin e kishte kthyer në pikën zero.

Me të përfunduar deklarimi i të pandehurve, gjyqtari i çështjes, Sahit Krasniqi procedoi tutje duke kaluar në fjalët përfundimtare të palëve.

Prokurori Valdet Avdiu deklaroi se mbetet në tërësi pranë fjalës përfundimtare të dhënë më 26.10.2022.

Avokati i ri i Krivaçës, Skënder Musa, para Gjykatës në fjalën përfundimtare kërkoi që për klientin e tij të urdhërohen për t`u bërë dy ekspertiza.

“Propozimi im i parë është që në pajtim me nenin 508, të Kodit të Procedruës Penale të bëhet ekzaminimi psikiatrik i Dardan Krivaça dhe atë para kryerjes së veprës penale duke përfshirë periudhën që nga klasa e 5 fillore, koha e qëndrimit të tij në paraburgim në qendrën e paraburgimit për të mitur”- tha avokati Musa.

Kërkesa e Musës ishte që në këtë ekspertizë të urdhërohet që të përshkruhet nga ekspertët se nga cila moshë ka filluar përdorimin e lëndëve narkotike klienti i tij, llojin e tyre, pasi që avokati tha se sipas informacioneve që posedojnë, Krivaça kishte filluar konsumimin e kokainës që nga klasa e pestë.

Tutje, avokati kërkoi që përmes ekspertizës psikiatrike të tregohet se çfarë ndikimi tek të menduarit e Krivaçës ka pas përdorimi i narkotikëve.

Propozimi i tij i dytë ishte që të bëhej edhe një ekspertizë e veçantë mjeko-ligjore e toksikologjisë, për të konstatuar nëse e ndjera Marigona Osmani në natën kritike ka qenë nën ndikimin e substancave narkotike.

“Është e nevojshme që të bëhet edhe ekspertiza e veçantë mjeko-ligjore e toksikologjisë, nga mostrat e të ndjerës të cilat mund ta vërtetojnë saktë shkallën e dozimit në substanca narkotike”- tha tutje avokati, Musa.

Kurse mbrojtësja e të pandehurit Arbër Sejdiu, avokatja Arbnora Shefkiu ka deklaruar se mbetet në tërësi pranë fjalës përfundimtare të cilën e kishte dhënë më 26.10.2022.

Tutje, palët në procedurë u pajtuan që të konsiderohen të lexuara deklaratat e dëshmitarëve që i kanë dhënë në fazat e më hershme të procedurës penale.

Në gusht të vitit të shkuar, Krivaça ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Osmanit, ndërsa Sejdiu me 15 vjet për ndihmë në vrasjen e rëndë.

Në aktvendimin e Apelit bëhej e ditur se është aprovuar ankesa e mbrojtësve të të akuzuarve.

Me këtë rast është anuluar aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Krivaça dhe Sejdiu do të mbeten në paraburgim deri në vendimin tjetër të gjykatës së shkallës së parë. Apeli ka vlerësuar se dispozitivi i shkallës së parë është i paqartë, i pakuptueshëm dhe jo në harmoni me dispozitat ligjore.

18-vjeçarja Marigona Osmani ishte vrarë në gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaça.

Në aktgjykim e Themelores qe theksuar se Krivaça, më 21 e 22 gusht të dy vjetëve më parë, për motive të xhelozisë e me vetëdije, ka ushtruar dhunë ekstreme ndaj së ndjerës Osmani, me të cilën po bashkëjetonte në banesën e tij.

Dhe se për dy ditë radhazi, ai me një shkop druri e kishte goditur viktimën vazhdimisht në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar dhimbje të mëdha fizike e psikike, të cilat është konstatuar se ia kanë shkaktuar vdekjen.

Dy të akuzuarit qenë liruar nga akuza për dhunim, pasi gjykata nuk ka arritur që ta konstatojë dhunimin me asnjë provë.

Familjarët e viktimës ishin ankuar se dënimi i Sejdiut ishte i ulët.

Rasti pati tronditur opinionin publik./ rtvd

Gjithashtu lexoni:

S’ka kuorum, dështon sërish mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Aksident në orët e para të mëngjesit në Gjilan, katër persona të lënduar

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë

Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin

Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit

Kosova News 24/05/2024 24/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Bajqinovci: Takimet me LDK-në do të vazhdojnë, presim marrëveshje politike
12:58 -07/08/2026
Çështja e presidentit, Pacolli: Përgjegjësia është e të gjithëve
11:13 -07/08/2026
S’ka kuorum, dështon sërish mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës
10:29 -07/08/2026
Nafta sot 1.66 euro, benzina 1.42 euro për litër
10:22 -07/08/2026
Bie çmimi i derivateve për sot
09:55 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?