KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “S’e dimë nëse marrim terapinë e duhur”, dyshime për keqpërdorime me citostatikë te pacientët me kancer në Maqedoni
Rajon

“S’e dimë nëse marrim terapinë e duhur”, dyshime për keqpërdorime me citostatikë te pacientët me kancer në Maqedoni

Kosova News
Kosova News 16:52 -09/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

“Më e rëndë se vetë sëmundja bëhen dyshimet nëse marrim ose jo terapinë e duhur”, thotë Elizabeta Ristovska, e prekur nga kanceri në gji, e cila tash e dy vjet po trajtohet në Klinikën e Onkologjisë në Maqedoninë e Veriut.

Ajo bashkë edhe me disa pacientë të tjerë për çdo mbrëmje proteston para Prokurorisë Themelore Publike në Shkup me kërkesën për përgjegjësi, në lidhje me dyshimet se në Klinikën e Onkologjisë janë kryer keqpërdorime me barna, veçanërisht me terapinë e shtrenjtë biologjike, e cila siç thotë bëhen të qartë zërat se këto barna janë shitur në tregun e zi.

“Në një shtet ku nuk ka statistika të sakta se sa pacientë vuajnë nga kanceri, si mund të jetë e qartë se sa barna duhen dhe ku përfundojnë ato. I pakuptimtë është arsyetimi se një pjesë e pacientëve diagnostikohen në klinikat private dhe pastaj terapinë e marrin në klinikën shtetërore. Gjithsesi, fare lehtë mund të bëhet një regjistër me të dhëna të sakta, por duket se kjo nuk bëhet për qëllime që tani dalin në pah me keqpërdorimin e terapisë për kancer”, thotë Ristoska për REL-in.

Në vitin 2017 është instaluar sistemi KATO për sigurinë, kontrollin dhe dozimin e saktë të terapisë për të prekurit nga kanceri, sistem ky i cili Klinikës së Onkologjisë i ka kushtuar 350 mijë euro, por ka funksionuar vetëm 6 muaj dhe ka përfunduar në bodrumet e spitalit.

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut , Fatmir Mexhiti, më 4 shtator tha se po bëhen analiza nëse ky sistem mund të kthehet në funksion apo duhet siguruar një të ri.

Ndërkohë Elizabeta Spirkoska thekson se mungesa e terapisë për të sëmurët me kancer rrit dyshimet se ka keqpërdorime gjatë furnizimit me barna.

“Ilaçin që duhet ta marr çdo të 21 ditë kur shkoj në klinikë jo rrallë më kanë thënë se mungon. Kishte periudha që unë isha e detyruar të pres 40 ditë që të marr ilaçin e caktuar (Herceptin) për sëmundjen time. Unë nëse pres, sëmundja ime nuk pret, dhe kjo bëri që të marrë hov kanceri tek unë duke metastazuar në mushkëritë e bardha pasi nuk mora terapinë në kohë”, tregon Elizabeta.

Ajo thekson se puna e jo të gjithë punonjësve shëndetësorë në Onkologji duhet vënë në dyshim, pasi siç shprehet, ata bashkëndiejnë me pacientet që i aty për çdo ditë. Megjithëkëtë ajo thotë se do të vazhdojë të protestojë para Prokurorisë dhe ata që i kanë keqpërdorur pozitat, të përgjigjen para drejtësisë duke çliruar nga barra e dyshimit të gjithë ata që vuajnë nga kanceri.

Mexhiti siguron pacientët: Terapia është cilësore

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Fatmir Mexhiti, të mërkurën gjatë vizitës që u bëri të prekurve nga kanceri në Klinikën e Onkologjisë, i siguroi pacientët se terapia është cilësore dhe s`ka vend për dyshime për angazhimin e mjekëve.

“Terapia është cilësore, ajo është terapia që duhet ta pranojë secili pacient, nuk ka kurrfarë lëshimi në këtë. Nuk mund të pështyhen të gjithë mjekët, ju e dini se këta mjekë i lënë edhe fëmijët dhe familjet që të jenë pranë jush.Ju e dini se këto janë sëmundje të komplikuara. Të mos keni asnjë pikë dyshimi se nuk jepet terapi apo bëhet diçka, unë jam garanci për këtë”, deklaroi Mexhiti.

Prokuroria thotë se po punon për zbardhjen e rastit

Nga Prokuroria Themelore Publike bëjnë të ditur se kanë zhvilluar tri procedura për raste të izoluara të tentativës për vjedhje të drogës dhe ryshfet në lidhje me Klinikën e Onkologjisë, njëra prej të cilave tashmë është në procedurë gjyqësore.

Nga Prokuroria theksojnë se pretendimet e fundit me keqpërdorimin e terapisë për të sëmurët me kancer, po kontrollohen në detaje dhe publiku do të njoftohet menjëherë për të gjitha rezultatet e veprimeve të ndërmarra, duke mos dhënë më shumë detaje.

Edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se janë caktuar masa të posaçme për persona të caktuar që ndërlidhen me rastin e Klinikës së Onkologjisë, por pa dhënë detaje se për kënd bëhet fjalë.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 09/09/2023 09/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin
12:36 -15/07/2026
“Unë nuk shantazhohem”: Kryetari i Obiliqit thotë se u intervistua në Speciale, lidhur me disa shpronësime
12:15 -15/07/2026
Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”
11:40 -15/07/2026
ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre
11:13 -15/07/2026
Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit
10:56 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?