KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Scholzi i kërkon Putinit t’i nisë bisedimet me Ukrainën
Botë

Scholzi i kërkon Putinit t’i nisë bisedimet me Ukrainën

Kosova News
Kosova News 16:41 -15/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin, në një thirrje të rrallë telefonike të premten, që të nisë bisedimet me Ukrainën, për t’i hapur rrugë “paqes së drejtë dhe të qëndrueshme” 

Në bisedën njëorëshe, të parën në gati dy vjet, Scholz po ashtu ka kërkuar nga Putini që Rusia t’i tërheqë trupat nga Ukraina dhe ka theksuar edhe njëherë përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Ukrainën, ka bërë të ditur një zëdhënës i Qeverisë së Gjermanisë.

Thirrja ndodh në kohën kur Ukraina po përballet me kushte të vështira në fushëbetejë për shkak të mungesës së armatimit dhe personelit. Në anën tjetër, Rusia po bën avancime të theksuara.

“Kancelari i ka kërkuar Rusisë të tregojnë vullnet për të hyrë në bisedime me Ukrainën, me qëllim që të arrihet paqe e drejtë dhe e qëndrueshme”, ka thënë zëdhënësi në një deklaratë. “Ai ka theksuar vendosmërinë e pathyeshme të Gjermanisë për të përkrahur Ukrainën në mbrojtjen e vet kundër agresionit rus për aq sa të jetë e nevojshme”.

Scholz ka folur me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, para thirrjes me Putinin dhe do ta njoftojë liderin ukrainas më vonë me detajet, ka thënë zëdhënësi.

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermania është mbështetësja më e madhe financiarisht dhe me furnizime ushtarake e Ukrainës. Por përkrahja amerikane për Kievin tash është në pikëpyetje për shkak të fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Trumpi në vazhdimësi ka kritikuar shkallën e financimit perëndimor dhe ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe ka sugjeruar se do t’i japë fund të shpejt luftës, pa dhënë shpjegime se si e planifikon këtë.

Scholzi dhe Putini herën e fundit patën folur në dhjetor të 2022-s, 10 muaj pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë me Ukrainën duke prishur raportet me Perëndimin e duke i kthyer në fazën më të rëndë që nga Lufta e Ftohtë. Scholz, kancelari më jopopullor gjerman, po përgatitet për zgjedhje kombëtare më 23 shkurt, në të cilat socialdemokratët do të përballen me partitë e krahut të majtë dhe të djathtë që janë kritike për mbështetjen gjermane për Ukrainën.

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 15/11/2024 15/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Hoxha takon Gjuriqin: Deklarata të papranueshme të ministres për Kosovën
12:59 -17/07/2026
Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit
12:24 -17/07/2026
Gara shpejtësie në Prishtinë/ Policia gjobit dy shoferë me nga 500 euro dhe ua ndalon patentën për një vit
11:53 -17/07/2026
APK-ja përmbyll “Javën e agjencisë”, Haxhiu: Lufta kundër korrupsionit është betejë e përhershme
11:32 -17/07/2026
Policia kufitare e Shqipërisë shpëton 11 emigrantë në det pranë grykëderdhjes së Vjosës
11:03 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?