KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Scholz: Qëndrimi gjerman për Kosovën është i qartë, është e rëndësishme të ketë lëvizje në procesin e dialogut
Rajon

Scholz: Qëndrimi gjerman për Kosovën është i qartë, është e rëndësishme të ketë lëvizje në procesin e dialogut

Kosova News
Kosova News 18:07 -10/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, kancelari gjerman Olaf Scholz, i pyetur për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, u përgjigj se qëndrimi gjerman për këtë çështje është i qartë dhe se tani është e rëndësishme të bëhet përparim.

“Shpresoj se do të marrim një raport për arritjen e përparimit, hap pas hapi, të dyja palët duhet të japin kontributin e tyre dhe askush të mos i bllokojë takimet”, tha shkurt ai.

I pyetur për lodhjen e publikut serb nga procesi i anëtarësimit në BE, Scholz tha se procesi i anëtarësimit duhet të përshpejtohet.

“Sa i përket shpejtësisë së procesit të anëtarësimit në BE, kjo varet nga shumë faktorë, para së gjithash nga ajo se sa ambicioze janë vendet që duan të anëtarësohen dhe sa po punojnë për këtë çështje”, tha ai.

Kancelari gjerman theksoi se negociatat e anëtarësimit kanë ndryshuar shumë vende dhe se Serbia mund të mbështetet në Gjermaninë.

Ai tha se e gjithë Evropa është e preokupuar me luftën në Ukrainë dhe se është e rëndësishme që të gjithë të solidarizohen me Ukrainën.

“Një pjesë e asaj që kemi bërë është vendosja e sanksioneve dhe është e rëndësishme që të bëjmë sa më shumë që të jetë e mundur që vendet e tjera t’i bashkohen sanksioneve, në mënyrë që Ukraina të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, theksoi lideri gjerman. .

Scholz tha gjithashtu se pret që vendet kandidate t’i bashkohen sanksioneve dhe se Gjermania mbështet vazhdimin e përmirësimit të sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave.

Më pas, kancelari gjerman i bëri thirrje dhe inkurajoi Beogradin dhe Prishtinën që të lidhin marrëveshje të vogla për të vendosur normalizimin e marrëdhënieve.

“Ne gjithashtu mbështesim punën e Miroslav Lajçak. Ne folëm gjithashtu për Bosnjën dhe dua të them se nuk ka kuptim të rrezikohet e ardhmja e këtij vendi dhe shpresoj se zgjedhjet e planifikuara atje do të mbahen,” shtoi ai.

Scholz tha se ai dëshiron të inkurajojë të gjithë faktorët politikë në Serbi që të punojnë për anëtarësimin në BE dhe se ai përpiqet që kjo të ndodhë derisa ne të gjithë jemi gjallë.

“Bashkimi Evropian do të jetë i suksesshëm vetëm si tërësi dhe do të ishte mirë nëse pjesë e tij do të ishin edhe vendet e Ballkanit Perëndimor”, përfundoi Scholz.

Gjithashtu lexoni:

Rritet fluksi i pushuesve në Velipojë, me mijëra turistë nga rajoni vizitojnë Perlën e Adriatikut

4 vatra zjarri aktive në Shqipëri

Edhe një parti e re në Maqedoni, u themelua Lëvizja “Arbëria”

BE debaton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

TAGGED: Aleksander Vuçiq
Kosova News 10/06/2022 10/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Policia konfirmon raportimin e KosovaNews: Telefonata për bombë në Kuvend, ka ardhur nga Serbia
22:46 -05/07/2025
Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë
22:34 -05/07/2025
2 gola, 2 kartonë të kuq, 2 lëndime – Drama i takon PSG-së, kualifikohet në gjysmëfinale, Bayern Munchen kthehet në Gjermani
22:25 -05/07/2025
Historike, parisienët notuan në lumin Sena për herë të parë në më shumë se 100 vjet
22:08 -05/07/2025
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë
22:06 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?