KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Scholz përballet me trysni për shkak të numrit të madh të emigrantëve
Botë

Scholz përballet me trysni për shkak të numrit të madh të emigrantëve

Kosova News
Kosova News 11:54 -06/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të takohet sot me 16 guvernatorët shtetërorë të Gjermanisë për të biseduar për mënyrat se si të merren me numrin e madh të emigrantëve, një çështje e cila është bërë telash i madh politik për Qeverinë e tij.

Strehimoret për emigrantët dhe refugjatët po mbushen dhe Scholz, i cili përballet me trysni të madhe nga opozita dhe të tjerët për ta ndalur këtë trend, ka thënë se “shumë janë duke ardhur”.

Po ashtu, më shumë se një milion ukrainas kanë mbërritur në Gjermani prej se Rusia e nisi pushtimin e atdheut të tyre.

Në javët e fundit, Qeveria gjermane ka qenë shumë aktive, duke kaluar edhe një legjislacion i cili lehtëson dëbimin e atyre të cilëve u refuzohet kërkesa për azil, për t’i ndëshkuar trafikantët dhe për t’ua mundësuar azilkërkuesve fillimin e punës sa më shpejt, si dhe vendosjen e kontrolleve të përkohshme në kufijtë me Poloninë, Republikën e Çekisë dhe Zvicrën.

Scholz, nga qendra e majtë, ka biseduar për këtë çështje dy herë me liderin opozitar konservator prej se zgjedhjet shtetërore muajin e kaluar sollën rezultate të dobëta për koalicionin qeveritar trepariak, dhe rritje për partinë e ekstremit të djathtë.

Scholz përballet me trysni për rezultatet e zgjedhjeve gjatë takimit të sotëm me guvernatorët shtetërorë, të cilët kërkojnë më shumë para nga qeveria federale për ta përballuar koston e strehimit të emigrantëve.

“Por, çelësi për të mundur t’i integrojmë njerëzit më mirë është thjesht numri – ne duhet patjetër t’i japim fund emigrimit të jashtëligjshëm, në mënyrë që të jemi të drejtë ndaj integrimit të mirëfilltë të njerëzve që kërkojnë mbrojtje këtu”, tha Hendrik Wuest, guvernatori konservator i shtetit North Rhine-Westphalia, për televizionin ARD./rel

Gjithashtu lexoni:

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Kosova News 06/11/2023 06/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?