KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SBASHK-u nuk e pranon as konstatimin e Avokatit të Popullit se greva cenon të drejtën e fëmijëve
Arsim

SBASHK-u nuk e pranon as konstatimin e Avokatit të Popullit se greva cenon të drejtën e fëmijëve

Kosova News
Kosova News 13:27 -20/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), i ka mbetur hatri për konstatimin e Avokatit të Popullit, që grevën e mësimdhënësve e quajti si cenim të së drejtës së fëmijëve në arsim.

Në letrën e SBASHK-ut drejtuar Avokatit të Popullit, thuhet se nuk mund të ketë cenim të së drejtës në arsim dhe ushtrim të ligjshëm të së drejtës për grevë në të njëjtën kohë.

“Nuk mund të mos shprehim befasinë tonë që përballë situatës aktuale kur ka organizim të ligjshëm sindikal, mos fillimin e procesit mësimor në shkolla. Ju e kualifikon si cenim të së drejtës së fëmijëve në arsimim. Me gjithë respektin, nuk mund të pajtohemi me një konstatim të tillë sepse, njëkohësisht nuk mund të ketë cenim të së drejtës në arsimim dhe ushtrim të ligjshëm të së drejtës për grevë”, thuhet në letrën e SBASHK-ut drejtuar Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit u ka bërë thirrje të dielën SBASHK-ut dhe Qeverisë së Kosovës që të reflektojnë dhe të gjejnë një zgjidhje për ndërprerjen e grevës në arsim.

Në një komunikatë për media të Avokatit të Popullit thuhet se të dielën ka pranuar përgjigje nga qeveria me qëndrimin se është e gatshme të bisedojë për çështjet e prekura nga Avokati, ndërsa është në pritje të përgjigjes nga sindikatat.

Mirëpo, SBASHK-u në letrën drejtuar Avokatit të Popullit, të martën, i kërkon që në vend se ta konstatojë grevën si cenim të së drejtës për arsimim, ta trajtojë çështjen e cenimit të drejtës për grevë.

“Do të ishte më e mirëseardhur që të trajtoni dhe shtroni çështjen e cenimit të të drejtës në grevë e cila po manifestohet në forma të ndryshme, si kërcënimet, presionet, shantazhet e deri te linçimet, përçarjet dhe sulmet individuale ndaj përfaqësuesve sindikalë e aq më tepër deri te dënimi i mësimdhënësve duke u krenuar se do t’ua ndalim pagën vetëm pse kanë zgjedhur të ushtrojnë një të drejtë që ua garanton Kushtetuta”, thuhet më tej në letër.

Greva e përgjithshme në sektorin publik ka nisur më 25 gusht. Mësimdhënësit dhe grevistët e tjerë po kërkojnë ndër të tjera 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e Ligjit për Paga i cili ditë më parë ka dalë në diskutim publik.

Gjithashtu lexoni:

Ushtarët e FSK-së konfirmojnë aftësitë profesionale në Kroaci

KFOR-i dhuron donacione në disa komuna

Universiteti i Prishtinës zgjeron bashkëpunimet me universitetet hungareze

Myslimanët festojnë Kurban Bajramin

Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd

TAGGED: Avokati i Popullit, Grevat, Grevat në Arsim, SBASHK
Kosova News 20/09/2022 20/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Kosovë – Armeni, formacionet zyrtare
18:09 -06/06/2025
Ushtarët e FSK-së konfirmojnë aftësitë profesionale në Kroaci
18:05 -06/06/2025
Stipe Mesiq shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
18:01 -06/06/2025
EULEX-it i zgjatet mandati deri në qershor të vitit 2027
17:55 -06/06/2025
Ushtarët italianë të KFOR-it me patrullime të rregullta në Kosovë
15:15 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?