Në kuadër të Forumit të Prespës që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, sot po diskutohet në kuadër të sesionit “Ballkani Perëndimor- Manovrimi në kohëra turbulente”.
Në mesin e tyre është edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla.
Gjithashtu, të pranishëm janë edhe Stuart Peach, i dërguar i Britanisë së Madhe për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin perëndimor, Manuel Sarrazin, i emëruar i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin perëndimor e shumë diplomatë të tjerë.
Sarrazin deklaroi se kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka bërë që të përshpejtohet nisma e “procesit të Berlinit”. /rtklive/